Sulmi i Veliaj ndaj SYRI TV, Bledian Koka: Tentativë e pastër intimidimi

20:28, 20/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka është shprehur se padia e ngritur nga Erion Veliaj ndaj tij dhe SYRI TV është një tentativë e pastër intimidimi.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Koka ka thënë se qeveritarët e përdorin në kohë rekord sistemin e drejtësisë për interesat e tyre personale, dhe ndryshe për qytetarët duke i sorollatur me kohë të tërë.

“Është qartazi një tentativë e pastër intimidimi. Kjo është e para. E dyta, ajo që ka ndodhur sot me këtë gjyq dhe me mënyrën sesi kemi ardhur deri këtu gjyqi me shpejtësinë kohore marramëndëse , duke sjellë në vëmendje se çfarë heqin qytetarët shqiptarë për të siguruar një datë gjyqi apo një mase që duhet të jepet nga gjyqi, kjo është mbresëlënëse, kjo është realisht reforma në drejtësi. Pra, 3 javë më parë unë bëra intervistën, pas tre ditësh Erion Veliaj përmes juristit të tij më patidi mua si kryetari i bashkisë  me një konferencë të zhvilluar në selinë  e partisë socialiste dhe pas një jave më erdhi fletëthirrja , dy tek puna dhe një ia dërguan prindërve të mij në Manxë. Sistemi funksionon në perfeksion. Seanca e radhës është pas 15-të ditësh, në 5 maj dhe brenda 14 majit merret ky vendim. Fakti që unë kam konstatuar sot personalisht është përdorimi ose aftësia që kanë këta njerëz  për të përdorur sistemin e drejtësisë në shpërbimin e tyre personal.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku20/04/2023 22:13

I nderuar z. Bledian Koka! Une jam krenare qe kam nje bashkeqytetar te nderuar si ju, me cilesite tuaja, me koherencen dhe moralin tuaj te larte! Ju jeni deshmitar i se vertetes, prandaj duhet te jeni kryelarte ne jeten dhe veprimtarine tuaj. Nuk mund t'ju trembe dhe intimidoje askush dhe aq me teper personazhe te diskretituar ne te gjitha drejtimet

Shto koment

Denonco