Berisha: Kandidatët e rilindjes janë qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit

20:01, 20/04/2023
A+ Aa A-

Nga Tepelena, kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka kandiduar në zgjedhjet e 14 majit njerëz të inkriminuar. 

Lideri i opozitës i përmendi me emra kandidatët e PS të cilët ose kanë ndryshuar emrat, ose familjarët e tyre kanë probleme të theksuara me ligjin. 

Këto deklarata Berisha i bëri gjatë prezantimit para qytetarëve dhe demokratëve të Tepelenës të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Baftjar Imeri. 

"Vota për ndryshimin është votë për shpresën. Shpesh dëgjon njerëz që thotë nuk kam shpresë, të tjerë që thonë nuk ka shpresë. Shpresa është në duart tona. Në qoftëse ne duam vërtetë që këtë pranverë ta kthejmë në pranverën e shpresës, siç del qartësisht në të 4-anët e vendit, atëherë le të firmosim ne në 14 maj, ndryshimin, të votojmë Baftjar Imerin, të votojmë kandidatët e primareve. 

Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar. Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit. 

Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi. 

Isha në Patos. Paraqita një mjeke, kandidate për kryetare bashkie. Kush ishte rivali i saj. Rivali i saj ishte një Fatjon, Fatjon i cili e kishte të shoqen në arrati. E shoqja e Fatjonit, ishte me mandat arresti, punonjëse e hipotekës në Sarandë. Pasi i kishte bërë pronarë qeveritarët socialistë dhe kishte mbushur valixhet me euro ja mbath në Londër. 

Fajtonin e paraqet Edi Rama për shkak të valixhes me euro, kandidat për kryetar bashkie të Patosit. Isha në Maliq, ishte kryetari, kishte 23 vite kryetar, tani i dukeshin qytetarët si drunj të themi. U thotë në këtë mandat unë ju jap fjalën që do të ndërtoj trenin elektrik, Maliq-Pylli i Fazanit. Pra kemi të bëjmë me një sekt i cili jo vetëm është i zhytur në krime, por ka një përçmim për qytetarët. Një mungesë totale respekti për qytetarët.  Kemi të bëjmë me një grup që i vjedh qytetarët ditën, natën dhe i mashtron me çdo gjë", tha Berisha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco