Zgjedhjet/ Meta: Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, më 14 maj së bashku do të sjellim ndryshimin!

Zgjedhjet/ Meta: Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, më 14 maj së bashku do të sjellim ndryshimin!

16:06, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se më 14 maj në Berat do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur.

Meta thekson se Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak.

STATUSI:

Berati në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Kryetar Bashkie, doktor Zija Ismailin.

 Sepse Berati e meriton të jetë qyteti numër 1 i kulturës , i trashëgimisë dhe i zhvillimit.

Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak, për këtë ekip të mrekullueshëm këshilltarësh që vijnë nga eksperienca dhe profesione të ndryshme.

E duan Beratin dhe do punojnë me dashuri, përkushtim dhe përgjegjshmëri njerëzore dhe ligjore për popullin e mrekullueshëm të Beratit.

Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Berati është i njerëzve punëtorë e mikpritës dhe jo i arrogancës së Rilindjes.

Berati do të votojë Ndryshimin.

Nr.1 për Zija Ismailin.

Nr.1 për koalicionin: ”Bashkë Fitojmë”

BashkëFitojmë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco