Ekipi i Alibeajt/ Lavazhieri i Ramës, sekseri i UET dhe ish-bashkëpunëtori

Ekipi i Alibeajt/ Lavazhieri i Ramës, sekseri i UET dhe ish-bashkëpunëtori

12:05, 20/04/2023
A+ Aa A-

Në hapjen e të ashtuquajturës fushatë, Enkelejd Alibeaj u shfaq në sfondin e logove të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj kishte organizuar të gjithë takimin në sallën e sportit, por qëllimisht i kishte lënë edhe logot që të dukeshin sa më shumë gjatë fjalimit të Alibeajt.

Megjithatë ajo që binte më shumë në grushtin e personave të pranishëm në sallë, ishte dominimi nga personazhe të UET.

Ekipi i Alibeajt ishte një ndërthurje e elementëve të dalë nga ky universitet, që si pronar të ligjshëm njeh Henri Çilin.

Por aksioner kryesor në UET është deputeti socialist, Laert Duro. Ky i fundit u bë pjesë e financave të UET kur fillimisht mori lavazhin në oborrin e universitetit dhe u investua te kafeneja e studentëve.

Edhe pse Duro qëndron kryesisht në hije, ai është ‘dora’ e rëndësishme e Edi Ramës në këtë universitet dhe çdo afiliacion politik të drejtuesve të tij.

Por nëse Duro është ‘hija’ e Ramës në mbështetjen e projektit politik të Enkelejd Alibeajt, Henri Çili dhe Preç Zogaj janë aktorë kryesorë të zëshëm të këtij ekipi, që dirigjohet me kujdes nga Endri Fuga. Eminenca gri e Ramës është ai që u jep direktivat.

Pronari i UET, Henri Çili u prangos në fillim të vitit 2020. Ngjarja ndodhi në fillim të shkurtit të këtij viti dhe historia e shpjeguar më pak fjalë është kështu: Çili me një grup tjetër mori më shumë se 750 mijë euro prona dhe para të thata nga një familje lazaratase për të liruar dy djemtë nga burgu.

Lazaratasit nuk lidhen me Bejkon e Alibeajt, por sekseri që do përdorte Çili në këtë aksion ishte as më shumë dhe as më pak, por ‘kampioni i antikorrupsionit’, Ardian Dvorani.

Megjithatë zëri më i spikatur i ekipit të Alibeajt, ai që mbajti edhe një fjalim përpara njerëzve të UET, ishte analisti Preç Zogaj. Më shumë se për shkrimet apo daljet televizive, Zogaj është bërë i njohur edhe si një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Pas publikimit të këtij fakti, ai e pati pranuar publikisht se ka shërbyer për sigurimin famëkeq. Në një intervistë përpara 12 vitesh, ai tregoi se si u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1975 dhe mbrojti punën e tij.

“Sigurimi i Shtetit, ndonëse do të gjejmë të vërtetën, mos të bëjmë propagandë, nuk është sigurimi i një vend të huaj që personi që po nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi është duke bërë ndonjë tradhti ndaj atdheut dhe ka ndjenjën se po bën tradhti ndaj atdheut. E thërret shërbimi inteligjent i vendit të vet. Sigurimi, shërbimet inteligjente, edhe në diktaturë, edhe në demokraci, kanë bashkëpunëtorë, të cilët i afrojnë me idenë për shërbim ndaj atdheut. Ashtu si një komunist në vitet ’70, ’80 nuk mund të ketë dhe është antinjerëzore t’i kërkosh të kishte vizionin e 30 viteve më vonë, po ashtu dhe një person që ftohet për të bashkëpunuar me sigurimin e vendit të vet, pse pretendon që ai të ketë që në atë kohë vizionin e kohës që do të vijë,” tha Zogaj.

Në dritën e këtij këndvështrimi, mbetet vetëm për t’u parë se çfarë këshillash do i japë Zogaj, Alibeajt.

Sidomos tani që jemi në monizmin e dytë, ku Sigurimi i Shtetit është zëvendësuar me kamera, mikrofona dhe tastierë kompjuteri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco