Monologu i Arjan Hasimit/ E vërteta e ‘francezit’ të pularisë në Lazarat

11:16, 20/04/2023
A+ Aa A-

Moderatori i Nova Media, Arjan Hasimi ka bërë një monolog sarkastik ndaj Roland Bejkos, kandidatit të dyshes Basha-Alibeaj për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit.

Hasimi i ka kujtuar Bejkos një histori personale kur u ndryshua sistemi, kur ky i fundit ka privatizuar një pulari me letra me vlerë, nga ligji që nxori Sali Berisha në atë kohë.

Moderatori ka ironizuar Bejkon, duke theksuar se nuk e duan as pulat dhe jo më lazaratësit apo gjirokastritët, edhe pse Berisha e ka kandiduar disa herë në Gjirokastër dhe ky vetëm ka humbur, pasi është një nga spiunat e diktaturës.

Ndiqeni monologun e Arjan Hasimit:

Edhe ky me Saliun. Ja, Landi ka të drejtë këtu, Sali Berisha duhet të japë dorëheqje. S’ke çfarë i thua Bejkos vëlla, është francez, është i vetmi francez që nuk flet frëngjisht. Shkoni në Lazarat dhe pyetni atje a flet Roland Bejko frëngjisht, asnjë thotë nuk flet, di Landi frëngjisht, ndonjë frazë mund ta thotë, por jo të dijë rrjedhshëm frëngjisht. Landi ka të drejtë këtu, si francez që është ka atribut, Berisha e pengon shumë Landin sepse Landi nuk ka kandiduar asnjë herë në jetën e vet, hera e parë që i jepet që nga blerja e pularisë me letra me vlerë në kohën e Berishës, një pulari që ishte nga më modernet e asaj kohe, e ngritur në kohën e monizmit, kur Berisha nxori atë ligjin e famshëm të letrave me vlerë, dhe ishte pjesë e PD-së dhe e bleu pularinë, dhe në këtë moment u bë hasëm me pulat, siç tregojnë lazaratësit, aq tmerr u bë te pularia që bleu me letrat me vlerë, se ky nuk ishte as i persekutuar sepse ishte pjellë e sistemit.

Në Lazarat, 75% e popullsisë është e persekutuar dhe e dhunuar nga sistemi i Hoxhës, dhe 25%, përfshi këtu edhe Roland Bejkon, kanë qenë spiunët e fshatit dhe të përkëdhelurit e sistemit. Roland Bejko nuk ka fare të bëjë me të djathtën pasi ai është pjesë e së majtës. Pra Roland Bejko u bë më i tmerrshmi sa dhe pulat e pularisë që ky mori me letra me vlerë, nuk bënin më vezë. Direkt sa donin të bënin vezë, sa shikonin Roland Bejkon, u hynte veza brenda nuk e nxirrnin dot, aq tmerr u bë Roland Bejko. Pra, ky sot na del anti-berishist se Berisha i paska prishur punë këtij që të kandidojë dhe të zgjidhet kur ky ka ngrënë bukë vetëm kur Berisha ka qenë në pushtet.

Berisha e ka kandiduar këtë në Gjirokastër gjithë ato herë dhe ky gjithmonë ka humbur, sepse nuk e duan njerëzit, sepse edhe pulat nuk e duan, jo më gjirokastritet nuk e duan, jo më lazaratasit nuk e duan, edhe pulat e sotme e kanë amanet nga pulat e dikurshme që tmerroi ky nga pularia që bleu me letrat me vlerë, e kanë amanet, ‘kujdes Roland Bejkon’.

Dhe kokën që e ka pa flokë e ka vetëm nga çukitjet e pulave të pularisë që mori me letrat me vlerë. Gjithë njerëzit e këtij janë me flokë të dendura, vetëm ky qeros është pa flokë për të vetmen arsye se ky i ka tmerruar pulat, e kanë dënuar pulat.

Imagjinoni njerëz, del Roland Bejko sot që është askush, nuk ka asnjë atribut në PD, vetëm ka qenë një çiban, një njeri që ka thithur gjak nga PD, dhe ky i thotë një personi 80-vjeçar që ka bërë histori, ka krijuar një frymë që quhet ‘berishizmi’ i thotë ky francezi i Lazaratit që jep dorëheqjen. Po pra Landi, po ke bythë të mbarojë 14 maji, shko aty merr dhe Berishën dhe bëni zgjedhje, ti me Berishën kandidat dhe ta shikosh ti të të thotë Berisha. A e kupton Landi, nuk t'i vjedh Berisha se Berishën e duan njerëzit dhe prandaj e votojnë se e duan, se e shikojnë lider, ti nuk je lider, ti ecën sot në rrugët e Tiranës dhe u nxjerr gishtin njerëzve, ti nuk je lider mor zotëri ti je hallexhi, të tha Ariani gjej punë tjetër punë të ndershme, shko puno një punë tjetër, lërë politikën se politika do bole’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco