Bandat e tij e kishin kërcënuar/ Ulsi Manja reagon për Ardian Nikulajn

Bandat e tij e kishin kërcënuar/ Ulsi Manja reagon për Ardian Nikulajn

10:13, 20/04/2023
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri një reagim një ditë pas ekzekutimit mafioz të biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj.

Reagimi erdhi pas raportimeve se bandat pranë Manjës, që vepron si drejtues qarku gjatë kësaj fushate, e kishin kërcënuar Nikulajn para disa ditësh.

Ndërkohë, Manja reagoi edhe ndaj kreut të opozitës, që theksoi se vrasja në Lezhë erdhi pasi Nikulaj kishte dalë kundër aleancës Rama-Doshi.

"Shpreh ngushëllimet për familjarët dhe solidaritetin tim për këtë ngjarje. Jemi shqiptarë më pas jemi kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve para drejtësisë. Kam neveri dhe përçmim. Janë të njëjtët njerëz që nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së, ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen", tha Manja.

Mbrëmjen e kaluar, kreu i opozitës, Sali Berisha deklaroi: "Krimi i shëmtuar ndodhi tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco