FOTO/ Këto fytyra po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

FOTO/ Këto fytyra po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

23:42, 19/04/2023
A+ Aa A-

Një grup kasapësh rilindas, Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho që formalisht njihen si KAS, (Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve) pasi caktuan si kryetar të partisë së vulës Enkeleid Alibeaj, që nuk nxori dot më shumë sesa 12 kandidatë në zgjedhjet lokale, tani, në mënyrë krejt absurde, kanë caktuar sipas mendjes së tyre edhe se cili do të jetë drejtuesi i koalicionit të opozitës reale.

Bashkimi për fitore një koalicion i PD-së reale të Berishës me atë të PL së Metës, nuk kishin shënuar emër kryesuesi në fletën e votimit. Por ndaj kësaj zgjedhjeje ka bërë një padi Alibeaj, sipas të cilit aty duhet të shënohet Ilir Meta.

Kjo i shkonte për shtat propagandës elektorale të koalicionit tashmë të hapur të PD-së së vulës me PS-në të cilët po bëjnë fushate me moton, Berisha po i çon demokratët të votojnë për Metën. Dhe KAS, si një institucion i legenosur i KQZ, i përshtat menjëherë nevojës se fushatës politike.

Ai ka vendosur rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pasqyrimin e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Më herët, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me përfaqësues Endrit Braimllarin ka njoftuar me anë të një shkrese Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kryetar i komanduar i këtij koalicioni është Sali Berisha.

Por Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho që i japin të drejtën vetes të vendosin edhe se kush i kryeson koalicionet politike thanë se atyre i pëlqen që Bashkë Fitojmë të ketë në krye Ilir Metën.

‘KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës së PD-së për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit SaliBerisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.’- njoftoi KAS.

Ky vendim vjen menjëherë pas atij që iu kundërvu kryekomisionerit Ilirian Celibashi. Ky i fundit pati vendosur për mosregjistrimin e Alibeajt si Kryetar i PD-së pasi ai e mbante këtë post me një autorizim të lëshuar këtu e një vit më parë nga Lulzim Basha (ende i shkruar si kryetar i pa dorëhequr i PD në gjykatë).

Por KAS mor vendi që të caktojë në krye të vulës Alibeajn dhe të fshijë si shef real të opozitës Berishën. Këto vendime pasojnë ato të mëhershme të gjykatës së apelit, të KQZ dhe të Kolegjit Zgjedhor për të mbajtur në këmbë opozitën false që i volit Edi Ramës, megjithëse kjo e fundin nuk është në gjendje të nxjerrë as kandidatë në 1/3 e bashkive. /Lapsi.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco