Saiti: Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte një proces i vonuar

17:07, 19/04/2023
A+ Aa A-

Liberalizimi i vizave për Kosovën është lajmi i ditës për shqiptarët dhe për të folur mbi këtë vendim të BE-së në edicionin e pasdites në Syri TV ishte i ftuar gazetari, Gazmend Saiti.

Saitaj është shprehur se kjo vonesë për liberalizimin e vizave për Kosovën është një diskriminim që është bërë nga BE-ja.

Kjo vonesë e liberalizimit të vizave është një diskriminim pasi është i vendi vend në rajonin tonë që nuk ka pasur mundësinë të lëvizi i lirë, ky vendim hy në fuqi me 1 janar 2024 dhe qytetarët duhet të presin në dyert e ambasadave për viza.

Pra qytetarët e Kosovës po diskriminohen deri në pikën e fundit pasi pika që lejon futjen në fuqi menjëherë liberalizimi i vizave nuk është aplikuar për Kosovën.

Ndikim kryesor kanë pasur 5 shtete që nuk e njohin Kosovën akoma dhe ndikimi i Serbisë në këto shtete ka sjëll dhe këtë diskriminim. Kosova besoj dhe shpresoj se do të futet më para në BE duke parë zbatimin e ligjeve në vend. Në hierarki Kosova është shumë herë më lart se Shqipëria pasi Rama ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Gjykata e Arbitrazhit.

Para pak minutash Vuçiç ka kërkuar që dialogu vazhdon vetëm nëse do të ndërtohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Partitë opozitare i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga zgjedhjet në veri pasi nuk merr pjesë Lista Serbe, kjo nuk është e mundur pasi kjo datë është miratuar, dhe vetëm presidentja e Kosovës mund të kapërcej këtë gjë por mendoj se këto zgjedhje duhet të zhvillohen dhe veprimet e opozitës po akordojnë më linjën politike të Vuçiçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco