Kemi mbjellë 3650 pemë në tre vjet/ Sako e Durrësit merr në qafë Veliajn: Cili është i paaftë dhe cili rrenacak…

Kemi mbjellë 3650 pemë në tre vjet/ Sako e Durrësit merr në qafë Veliajn: Cili është i paaftë dhe cili rrenacak…

21:19, 16/04/2023
A+ Aa A-

Kryetarja rilindëse e bashkisë së Durrësit nuk zhgënjen me “sinqeritetin” e saj. Emiriana Sako deklaroi gjatë një ceremonie për mbjellje pemësh në lagjen 17 në Durrës, se ne tre vitet e fundit institucioni që ajo drejton ka mbjellë 3650 pemë.

Durrësi është një bashki e madhe dhe me këtë ritëm mbjellje pemësh që pretendon Sako ky qytet nuk do arrijë asnjëherë të jetë si Tirana që deri tani ka rreth “7 pyje orbitale” që janë reklamuar me të madhe nga mashtruesi që është në krye të bashkisë por që nuk janë realizuar kurrë.

Pas deklaratës së Sakos për 3650 pemë i bie që Veliaj në Tiranë të këtë mbjellë 100 herë më shumë, nëse e besojmë dhe me një llogari të thjeshtë del se Sako është 100 herë e paaftë dhe Veliaj 100 here rrenacak.

Ja çfarë shkruan Sako në një postim në rrjetet sociale:

Postimi i plotë:

Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit.

Duke mbjellë pemë në lulishten e lagjes 17. Në tre vitet e fundit kemi mbjellë 3650 pemë.

Edhe mandatin tjetër do të vazhdojmë me intensitet punën për shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe mbjelljen e mijëra pemëve të tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco