Berisha: Sot sollëm shpresën, me 14 maj do të sjellim ndryshimin. Nuk krahasohemi kurrë me këta!

16:15, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve Sali Berisha e quajti ditën e sotme shpresë dhe theksoi se në 14 maj do të sjellim ndryshimin për shqiptarët. Duke u ndalur te propraganda qeveritare e cila thotë se të gjithë janë njësoj, Berisha dha një sërë argumentash se demokratët nuk krahasohen kurrë me socialistët.

‘Sot sollëm shpresën, me 14 maj do të sjellim ndryshimin.

Shqipërinë do e shpëtojmë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne!

Rroftë opozita shqiptare, ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë.

Por ka ende shqiptarë që thonë ç’më duhet mua, sepse propaganda banale qeveritare qarkullon një sofizëm, sipas të cilës këta janë të gjithë njësoj.

Ne kishim të metat tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta.

Ne prisnim presidentin Xhorxh Bush, Edi Rama krenohej me mikun e ‘nderuar’ McGonigal, që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njëjtën qeli do shkojnë.

Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan ta nxjerrin nga Arbitrazhi vetëm pse i gjobit për vjedhjet që kanë bërë.

Këta janë të gatshëm që të aplikojnë praktikat e izolimit të Enver Hoxhës, por ne kurrë nuk do i lejojmë.

Ne dorëzuam pushtetin në kohën kur numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej çdo vit. Në tetë vite të pushtetit të tyre u larguan mbi 1 milionë shqiptarë. Ne nuk jemi njësoj.

Ne dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe i lamë në nivelet më të larta të rajonit. Këta i çuan pas 10 vitesh në nivelet më të uëlta të rajonit.

Ne kishim gabime, por ishim në grabitje. Me këta, njerëzit dhe shoqëria bien poshtë e më poshtë’, u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco