VIDEO/ 'Nuk dorëzohem'/ Belind Këlliçi: Jam i përgatitur për t'i shkuar 'betejës' deri në fund!

08:00, 15/04/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi e di se sfida të cilën ka marrë përsipër nuk është ndër më të lehtat për të. Përpara ka një sistem shumë kompleks, shumë të fuqishëm që ka bërë shumë para... Por Belindi duket se do të jetë rivali më pak i preferuar për establishmentin politiko-qeveritar në 14 maj. 

Një muaj më parë, më 14 mars 2023, Belind Këlliçi dhe e fejtuara e tij Ana Shkreli dhanë një intervistë eskluzive në A Show në SYRI TV, të ftuar nga gazetari Adi Krasta., e cila rrëmbeu vëmendje të madh nga publiku. Në vijim, pjesë nga ajo intervistë:

"Janë makineri paraje dhe propagande. Motivim i jashtëzakonshëm për t'u përballur me këtë makineri", u shpreh Belind Këlliçit në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv ku ishte i ftuar së bashku znj.Shkreli. 

Ai tregoi se asnjëherë nuk është dorëzuar përballë diçkaje dhe një nga tiparet që Anna vlerëson tek ai, rrëfen Belindi, është insistimi dhe vendosmëria. 

"Këmbëngulja ime për t'i shkuar betejave deri në fund Annën e ka impresionuar shpesh herë", shtoi ai.  

Premtimi i tij është se do t'i shojë betejës deri në fund pa kompromis, për t'u përballur me regjimin që është shndërruar në pengesa kryesore për qytetarët dhe jetën e tyre. 

"Në këtë pikë ku jemi sot, ku të rinjtë e shohin të pamundur mbijetesën, përballjen me këtë regjim, me sistemin që është ngritur që ta pamundëson jetesën në Tiranë, as mund ta çojnë një pjesë e të rinjve në mend që mund të përballen me makinerinë dhe ta mposhtin makinerinë, për mua ky është dhjetëfish motivim. Për të dhënë të paktën shembullin, modelin tim personal që unë kësaj beteje do t'i shkoj deri në fund pa asnjë kompromis, siç e thonë amerikanët dhe britanikët shpesh herë "The underdog", nuk e kam problem fare, për t'u përballur dhe për t'ia dalë deri në fund", tha Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco