Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kaprata: Tirana ka nevojë për një kalim nëntokësor, ja projekti që Këlliçi ka

20:21, 14/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti në çështjet e urbanistikës dhe pedagogu, Gent Kaprata.

Eksperti foli për projektin ambicioz të Belind Këlliçit, atë të ndërtimit të tuneleve nëntokësore të sheshi "Skënderbej". 

Sipas Kapratës, ky projekt daton që nga viti 2011 dhe se në atë kohë ishin të gjitha mundësitë të bëhej dhe në këtë mënyrë eliminohej trafiku në qendër të Tiranës.

"Në kohën kur Rama ndërhyri dhe filloi betonin dhe më pas e vazhdoi Veliaj e kisha kuptuar se këtu nuk zbatohet më synimi ynë që datonte që nga viti 2011.

Sot Shqipëria ka 760 mijë makina, ku një pjesë e konsiderueshme janë në Tiranë ku shkon në shifrën 260 mijë makina në Tiran dhe 80 mijë vijnë nga rrethet.

Që vitin 2011 ne mendonim që sheshin ta bënim këmbësor dhe makinat ti fusnim poshtë tokës së sheshit. Kalimi nëntokësor është zgjidhja më e duhur për trafikun në Unazën e Vogël, por pas parkingut nëntokësor në shesh mendova se kjo ide ka mbaruar njëherë e mirë.

Por me ardhjen e kandidatit Belind Këlliçi dhe nevoja për një zgjidhje për trafikun dhe kërkesave të shumta të qytetarëve. Sheshi ka një sipërfaqe 50 mijë m2 dhe ka një ndikim të jashtëzakonshme në zgjidhjen e trafikut në kryeqytet. Në kemi menduar 4 variante po dy prej tyre janë më të pranueshmet nga urbanistët dhe besoj se Këlliçi do ta hedhin në referendum ose në votë. Varianti Veri-Jug ose bashkim i dy bulevardeve Zogu i Parë dhe Dëshmorët e Kombit të bashkohen nëntokë.

Ne sapo kemi hyrë në fushatë dh e kemi plot kohë që t risjellim projekte të reja për kryeqytetin.

Transporti publik  subvencionuar 100%  është thjeshtë një politikë për gjendjen e trafikut sepse e kanë trajtuar në kuptimin ekonomik që edhe ajo ka rolin e vet se ruan nga xhepat e qytetarëve 16 milionë euro por në thelb është një projekt makro i njëjtë me eliminimin e trafikut. Qytetarët që nuk e përdornin urbanin do të fillojnë ta përdorin, nëse shtohet dhe zgjerohet tregu ndodh ndarja e punës sipas, Adam Smith  do të shtohen linja të reja dhe ndarja e punës sjell rritjen e numrit dhe sjellë rritjen e cilësisë. Pse mos ta kesh transportit publik në Francë sepse rritja e cilësisë zgjeron tregun dhe shtresat e ulëta dhe të mesme do të fillojnë të përdorin linjat e urbanit e në këtë mënyrë fillon dhe eliminohen makinat e për pasojë bie trafiku".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco