Meta: Bashkia e Tiranës ka prioritet pastrimin e parave, ne duam të zgjidhim çështjen e strehimit social

Meta: Bashkia e Tiranës ka prioritet pastrimin e parave, ne duam të zgjidhim çështjen e strehimit social

12:27, 14/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka prioritet pastrimin e parave.

Duke u ndalur te zgjidhja e çështja e strehimit social, Meta thekso në postimin e tij në Facebook, se Partia e Lirisë propozon rritje deri në 150 milionë euro të fondit kombëtar të strehimit social nga 7 milionë euro që është aktualisht dhe deri në 33 milionë euro për strehimin social për Tiranën nga 0.7 milionë euro që është aktualisht.

Postimi i plotë:

Bashkia e Tiranës ka prioritet pastrimin e parave, ndërsa ne duam t’i japim zgjidhje çështjes së strehimit social.

Prandaj dje në tryezën e Politikave Sociale për Strehimin, Partia e Lirisë bëri publike propozimet e saj konkrete.

Partia e Lirisë propozon rritje deri në 150 milionë euro të fondit kombëtar të strehimit social nga 7 milionë euro që është aktualisht dhe deri në 33 milionë euro për strehimin social për Tiranën nga 0.7 milionë euro që është aktualisht.

Propozimet tona janë zgjidhje për strehimin për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco