SYRI TV/ 14 maji, Këlliçi takim me banorët e Laprakës: Do të dëmshpërbleheni në vlerë tregu

12:19, 14/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimit me banorët e Laprakës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për  bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi  u zotua se do të dëmshpërblejë me çmim tregu të gjithë  qytetarët që janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re. Këlliçi  deklaroi se godinat 50-vjeçare nuk do të shemben, ndërsa  prezantoi programin e tij për mbështetjen e familjeve dhe ndërtimin e kopshteve e çerdheve. Ndërsa për transportin publik falas tha se kanë punuar ekspertë vendas dhe të huaj.

Nga SYRI TV

Kandidati   i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.11 në Tiranë,  e njohur ndryshe si zona e Laprakës, banorët e së cilës janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.  Teksa dëgjoi shqetësimet e  qytetarëve të cilët kanë humbur  pronën dhe nuk janë dëmshpërblyer nga  kryebashkiaku Veliaj, Këlliçi u zotua se pas14 majit, do të bëhet dëmshpërblim i plotë me çmim tregu.

Po ashtu, Këlliçi u ndal edhe tek plani i qeverisë për shembjen e godinave 50-vjeçare,  ku deklaroi se asnjë nga pallatet nuk do të shembet.

Për projektin e transportit publik falas, Belind Këlliçi tha para banorëve të Laprakës se kanë punuar ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.

Këlliçi dha një premtim edhe për të gjithë punonjësit aktualë të bashkisë, që kërcënohen me vendin e punës nëse nuk votojnë Erion Veliajn.

Belind Këlliçi u angazhua që në këtë do të kryhen investime në rikualifikimin urban dhe infrastrukturën e lagjeve si dhe do të ndërtohen godina arsimore. 

Një ndër pikat e programit të Këlliçit është edhe bonusi i qirasë për familjet e reja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco