KAFE SHQETO/ 'Bashkë fitojmë' me të rinj në këshillat bashkiake: Flasin Jonathan Pano dhe Kristian Kina

11:34, 14/04/2023
A+ Aa A-

Koalicioni i opozitës “Bashkë Fitojmë” ka vendosur që të rinjtë të përfaqësohen në këshillat bashkiakë në të gjtihë vendin. Parlamenti i qytetit do të përfaqësohet 80 % nga rinia shqiptare.

Të ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV për këtë çështje janë: Jonathana Pano - Kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Kristian Kina - Kandidat për Këshillin Bashkiak të Fierit, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 

Diskutimi në studio:

Ola: Si e shikoni ju këtë mundësi, është një përgjegjësi më tepër mbi shpatulla për ju dhe pse PD ka vendosur të rinjtë për të përfaqësuar qytetin në 80%?

Jonathan Pano: "Shiko, unë e besoj realisht që ne jemi në ditën më të errët të Shqipërisë, dhe këto zgjedhje janë vërtetë zgjedhje historike sepse gjithashtu jemi në ditën më të errëta të opozitarizmit në Shqipëri dhe ka ardhur koha që dhe të rinjtë të japin kontributin e tyre aktiv në shoqëri dhe shpresoj që edhe përfshirja ime të shërbejë si ogur i mirë dhe shqiptarët po përpiqen të largohen ora-orës, atëherë të shikojnë dhe të rinjtë e tjerë që kanë mundësinë të japin kontributin e tyre aktiv në Këshillin Bashkiak".

Kristian Kina: "Dua ta nis fillimisht nga një anketë nga “IRI” institut ndërkombëtar Amerikan i cili ka vënë në dukje kohët e fundit që 53% e shqiptarëve pohojnë që kryebashkiakët aktual po punojnë pak ose aspak për interesin e qytetarëve. Pra edhe të anketuar ata shprehen se duhet se s’bën një ndryshim dhe siç tha edhe Jonathani absolutisht jam me atë ide dhe fjalia është e shprehur mirë,  që vendin ynë është në ditën e saj më të errët dhe pikërisht ne aty jemi sot, Shqipëria është në këtë gjendje nuk ka ku të shkojë më keq dhe duhet një ndryshim, një rrotacion i sigurt.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco