Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Fshati Barbullojë ne Lezhë pa investime, banorët: Këtu kujtohen vetëm për zgjedhje

11:34, 14/04/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra familje të fshatit Barbullojë në Lezhë, vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë. Por për këta banorë, një tjetër shqetësim është mungesa e energjisë elektrike,  e cila shkëputet shpesh për shkak të rrjetit të amortizuar. Banorët kanë humbur shpresën te pushteti lokal dhe ai qendror.

Nga SYRI TV

Zona e Barbullojes në Lezhë prej shumë vitesh ndihet e braktisur nga bashkia duke mos bërë asnjë investim në rrugë apo pastrimin e kanaleve për t’i shpëtuar nga përmbytja.

Banorët tregojnë se rrugët janë degraduar dhe të gjendur përballë indiferencës së baskisë, me fondet e tyre personale kanë mbushur rrugët me zhavorr.

Mungesa e energjisë elektrike është një tjetër shqetësim për banorët e kësaj zone.

Për këtë situatë banorët janë ankuar vazhdimisht në njësinë administrative dhe në bashki, por pa gjetur një zgjidhje për problemet kryesore që i shqetëson prej shumë vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco