SYRI TV/ PR hap fushatën elektorale në Tiranë: Mbështesim Belind Këlliçin

11:30, 14/04/2023
A+ Aa A-

Partia Republikane hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ku prezantoi listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe mbështetjen për kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Me sloganin “Bashkë për Shqipërinë”, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ftoi qytetarët të mbështesin opozitën në këto zgjedhje

SYRI TV

Me sloganin “Bashkë për Shqipërinë”, Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku prezantoi listën e këshilltarëve dhe mbështetjen ndaj kandidatit e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjatw fjalës së tij, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se çdo votw për këtë parti për këshilltarët, do të jetë edhe votë për numrin 5, kandidatin e opozitës për Tiranë, Belind Këlliçi.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se përballja në 14 maj, është me të gjithë regjimin, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor për opozitën është fitorja në këto zgjedhje.

Drejtuesi i listës së këshilltarëve për Partinë Republikane, Albi Jahelezi, theksoi se ky është një bashkim i të rinjve republikanë për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco