‘Rruga e fitores, e pandalshme’/ Salianji me kandidatin e opozitës në Kavajë: Fryma e ndryshimit po bashkon shqiptarët

‘Rruga e fitores, e pandalshme’/ Salianji me kandidatin e opozitës në Kavajë: Fryma e ndryshimit po bashkon shqiptarët

11:05, 14/04/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, deputeti i PD, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorë dhe demokratë në Luz të Vogël në Kavajë.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se shqiptarët po bashkohen çdo ditë e më shumë pa dallime, për të ecur drejt rrugës së fitores.

Salianji thotë se “me 14 Maj, fitorja e opozitës dhe Fisnik Qosja në Kavajë do të kumbojë në të gjithë Shqipërinë”.

Postimi i Ervin Salianjit

Takim i jashtëzakonshëm me banorët dhe demokratët e Luzit të Vogël

Fryma e ndryshimit, e një mendësie të re me individin në qendër të vëmendjes, po bashkon çdo ditë e më shumë qytetarët pa dallime në rrugën tonë të pandalshme drejt fitores!

Me 14 Maj, fitorja e opozitës dhe Fisnik Qosja në Kavajë do të kumbojë në të gjithë Shqipërinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco