KAFE SHQETO/ Korreshi përkrah Këlliçin: E mbështetin qytetarët e mi!

11:00, 14/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit në garën elektorale për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidatin demokrat të dalë nga procesi i primareve, zotin Belind Këlliçi.

Korreshi shpjegoi se nuk mund të refuzonte asnjëherë komunitetin lushnjar, i cili është në mbështetje të një kandidati demokrat dhe se kur sheh që qytetarët e tij mbështesin një kandidat si Belind Këlliçi, nuk sheh arsye pse të mos e mbështetur këtë të fundit.

I pyetur nëse ka marrë ndonjë mesazh apo i ka sjellë ndonjë problem pozicionimi i tij në krah të kandidatit Belind Këlliçi, Korreshi u shpreh se ka kohë që nuk merr mesazhe nga lidershipi i vulës dhe se ai gjithmonë ka mbajtur qëndrimet dhe vendimet e veta.

Korreshi: Nuk është se e kam shprehur për herë të parë apo për herë të disatë. Tani ka filluar fushata elektorale. Ndryshoi sepse shumë djem dhe vajza nga Lushnja kishin dëshirë të ishin në mbështetje të zotit Këlliçi. Më ftuan dhe nuk mund të refuzojë asnjëherë komunitetin lushnjar, i cili është në mbështetje të një kandidati demokrat. Siç e kam thënë edhe më herët, çdo kandidat që është kundër kësaj qeverie dhe kundër Erion Veliajt, patjetër duhet mbështetur nga ana ime.

Kur shoh qytetarë të mitë të cilët mbështesin një kandidat si Belind Këlliçi, koleg mbi të gjitha me mua për gati 2 vjet, nuk shoh arsye pse të mos jem me ta dhe pse të mos mbështes zotin Këlliçi.

Pyetje: A ju ka bërë probleme ky pozicionim juaj i fundit publik me fraksionin e vulës dhe kandidatin për Tiranën?

Korreshi: Jo absolutisht. Kam kohë që nuk marr mesazhe. Për sa kohë që nuk mora mesazh kur lindi im bir, atëherë nuk pres mesazhe të tjera. Nuk duhet të marrim vetëm mesazhe hidhëruese në shoqëri. Nuk pres mesazhe të tjera. Gjykoj dhe mendoj se gjithmonë kam mbajtur qëndrimet e mia dhe vendimet e mia, ndryshe ka qenë vendimi i lidershipit ndryshe kam bërë me mbështetjen e kandidatëve dhe kam besim se në 14 maj do të fitojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco