Citojeni Eskobarin korrekt

Citojeni Eskobarin korrekt

08:35, 14/04/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra/

Të gjitha mediat kanë kryetitull- Eskobar: Berishës nuk i hiqet non grata.

Ky nuk është lajmi.

S’është korrekt. Të paktën media duhet t’i qëndrojnë korrekt fjalëve të tij.

Eskobari këtë e ka thënë dhjetëra herë. Eskobari i tha edhe Bashës te shkallët e PD që ti je lideri, të pres në Amerikë etj dhe kjo nuk ndodhi.

Lajmi i ditës është se Eskobar la të kuptohet që ka parë sondazhet dhe të dhëna të tjera dhe Berisha i del fitues në zgjedhjet e 14 majit derisa thotë “edhe nëse…”.

Nuk tha Berisha është pakicë, Berisha nuk është në garë fare se është non grata.

Për këtë arsye ai nuk tha vetëm “Berishës nuk i hiqet non grata”, ai tha, “edhe po fitoi zgjedhjet nuk hiqet”. Pra, edhe Eskobari është bindur që Berishën nuk e heq non grata po vota, dhe vota e shqiptarëve duket se nuk e bind as Eskobarin që do shkojë në sintoni me non grata-n.

A hiqet apo nuk hiqet non grata është temë krejtësisht tjetër, temë që diskutohet në një realitet krejtësisht të ri pasi shqiptarët të jenë shprehur me votë njëherë.

“Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë. Pra ajo është e shkuara? Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara”, tha Esobar.

Siç shihet në citim ka dhënë opinion personal, “nëse më pyet mua”, dhe është treguar korrekt, sepse as ai nuk e di ç’do të ndodhë në një realitet të ri.

Lajmi është që ai me apo pa dashje ka pohuar se opozita në Shqipëri është ajo që përfaqëson Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco