Projekti ambicioz i Këlliçit: Si do lidhen me 2 nënkalime Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' me 'Zogu I'

Projekti ambicioz i Këlliçit: Si do lidhen me 2 nënkalime Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' me 'Zogu I'

22:07, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar projektin e tij të ri për ndërtimin e një nënkalimi poshtë sheshit "Skënderbej". 

Çim Peka Live, në Syri Tv, Këlliçi dha detajet e këtij projekti ambicioz. 

Dy tunele do të lidhin Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me Bulevardin "Zogu I", ose rrugën e "Stacionit të Trenit", duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.  

"Unë kam një projekt që sigurisht e kam konsultuar me urbanistët dhe inxhinierët më të mirë për të çarë nëntokën e sheshit "Skënderbej" në një gjatësi prej 410 metrash në total. Pra 200 m shkon vetëm pjesa e sheshit pa e prekur fare parkimin që është nëntokësor, nuk e prek parkimin nëntokësor që është 6000m2, për të filluar me korsi për të lidhur Bulevardin me Rrugën e Stacionit të Trenit, "Zogu I". Pra, makinat që vijnë nga 'Treni' mos të rrotullohen më tre herë në semafor për të dalë në Bulevardin kryesor, por për t'u futur me radhë hyrëse në tunel për të dalë në Bulevardin kryesor", u shpreh Këlliçi. 

Ndërkohë, Këlliçi tha se do të heqë korsitë e biçikletave në rrugën "Myslym Shyrri", "Rrugën e Durrësit" dhe në "Rrugën e Dibrës" sepse shumica e qytetarëve ankohen për këto korsi pasi nuk janë mbi trotuar dhe kthehen në burim aksidentesh.

Sikurse, bizneset në këto rrugë kanë falimentuar për këtë shkak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco