Kreu i PD në Vlorë, Atird Hoxha pret në takim diplomatin britanik: Zgjedhjet në fokusin kryesor

Kreu i PD në Vlorë, Atird Hoxha pret në takim diplomatin britanik: Zgjedhjet në fokusin kryesor

21:54, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD në Degën Vlorë, Atird Hoxha ka zhvilluar një takim me me Drejtuesin Politik të Ambasadës Britanike, z. Andrew Huckle, shoqëruar nga Këshilltarja Politike znj. Artela Mitrushi.

Hoxha është shprehur se gjatë takimit shtruam problematikat kryesore që shqetësojnë opozitën në nivel vendor, në qytetin e Vlorës në këtë prag fushate, të cilat lidhen më së shumti me zhvillimin e procesit zgjedhor në gjitha hapat e tij.

Postimi i Hoxhës:

Ditën e sotme, në selinë e Partisë Demokratike dega Vlorë, zhvilluam një takim të ngrohtë dhe miqësor me Drejtuesin Politik të Ambasadës Britanike, z. Andrew Huckle, shoqëruar nga Këshilltarja Politike znj. Artela Mitrushi.

Gjatë takimit shtruam problematikat kryesore që shqetësojnë opozitën në nivel vendor, në qytetin e Vlorës në këtë prag fushate, të cilat lidhen më së shumti me zhvillimin e procesit zgjedhor në gjitha hapat e tij.

Pjesmarrësit në takim shprehën shqetësimin se grabitja e vulës dhe identitetit të Partisë Demokratike nga fraksione, sjellë mungesën e përfaqësimit në proceset e votimit dhe numërimit. Theks i veçantë u vendos në lidhje me përfshirjen e administratës publike vendore në fushatën elektorale në mënyrë të hapur dhe flagrante, duke dëmtuar rëndë procesin demokratik zgjedhor.

U diskutua mbi përdorimin e fondeve publike në nivel lokal dhe qendror me qëllime elektorale, mbi përdorimin e aplikacionin 'Aktivis1", si dhe përdorimin e të dhënave personale të votuesve, me qëllim shantazhimin dhe tjetërsimin e votës. Saktësuam se gjatë kësaj periudhe kemi evidentuar raste konkrete të shitblerjes së votës, të cilat theksuam se do t'i raportojmë në organet ligjzbatuese.

Në takim pamë të arsyeshme të prezantojmë edhe profilin e kandidatit të dalë nga Primaret tona dhe të zgjedhur disa herë radhazi nga antarësia e gjerë e Partisë Demokratike, z. Hysni Sharra, i cili jo vetëm rrjedh nga një familje vlonjate me kontribute të vyera në historinë e vendit, por me shembullin e tij personal është model i vlerave më të mira qytetare vlonjate.

Shprehëm argumentet se modeli ynë qeverisës do të jetë i bazuar në ofertën dhe programin e detajuar në shërbim të qytetarëve, me prioritetet e dala nga takimet e përditshme në komunitet.

Takim përfundoi me angazhimin tonë për të dhënë kontributin më të mirë në garantimin e një procesi të qetë, demokratik dhe klime konstruktive zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco