VIDEO/ Shkullaku: Dy arsyet, pse autobusët falas janë zgjidhje për Tiranën

21:23, 13/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku e shikon si një zgjidhje të mirë faktin e autobusëve falas për qytetarët.

Duke diskutuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se dy arsyet kryesore janë se ulet ndotja dhe ulet kostoja për familjet që jetojnë në Tiranë.

‘220 milionë në vit, ti i shpenzon vetëm për administratë, që për numër popullsie rrezik jemi rekord europian.

Në radhë të parë, unë ku ta gjej që të shtohet numri i atyre që përdorin autobus dhe jo 16, por të paguaj edhe 36 milionë eurove. Ulet ndotja. Po të shikosh, të gjithë apartamentet në Tiranë me një letër të bardhë, po ti kalosh sipër mobilieve, del e zezë.

E dyta, kostoja e një makine është tepër e lartë për një familje shqiptare. Po marrim një çift të rinjsh që nisin jetën. Për të blerë një shtëpi nuk bëhet fjalë, do të marrin një apartament me qira. Do të ju duhet me lëvizë me makinë, dërgojnë fëmijët në shkollë, në punë, ka një orar për tu zbatuar. Nafta është më e shtrenjta, gati në nivel Europian në Shqipëri, shërbimet po ashtu, parkimet në shumicën dërrmuese janë me pagesë.

Pra një makinë është kosto shtesë. Nuk çohen fëmijët me biçikletë, nuk shkohet në punë me biçikletë, rreziku është i madh, pavarësisht atyre budalliqeve që ka bërë ai, duke shtuar trafikun edhe më shumë.

Tirana ka shkuar 1 mln banorë, kështu që sa më pak të përdoret makina është lehtësia jo vetëm për mjedisin, por edhe për xhepin e njerëzve’, deklaroi Armand Shkullaku në SYRI TV.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco