Sezoni veror, Kumbaro: Orari për aktivitetet muzikore do të jetë nga 12 e drekës deri në 12 të natës!

Sezoni veror, Kumbaro: Orari për aktivitetet muzikore do të jetë nga 12 e drekës deri në 12 të natës!

10:25, 13/04/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Turizmit dhe e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar pas vendimit të Qeverisë, se fashat orare për sezonin e verës për muzikën e përditshme në lokale do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës, sipas hartëzimit të paraqitur nga bashkitë dhe Policia.

Kumbaro deklaroi se "i dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh duke bërë amendimin në Ligjin për Zhurmat dhe duke filluar nga ky sezon, me miratimin e ligjit në Parlament, shpresoj në javët në vijim, do të kemi një kontroll më të shumtë të ligjit, do të kemi fasha orare të kontrolluara dhe një kompetencë të zgjeruar të Policisë së Shtetit tashmë me mjete të çertifikuara dhe sipas standardeve të OBSH-së për të kontrolluar ndotjen akustike, për të kontrolluar oraret".

Kumbaro tha se ka edhe edhe një detyrë të re për bashkitë që me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanë detyrimin që të përcaktojnë hartën e zhurmave ose hartëzimin e territorit për të përcaktuar qartë, zonat e banuara, ato të qeta, ato ku mund të zhvillohen aktivitete zbavitëse.

Po ashtu. do të ketë ndarje mes kompetencave të Policisë Bashkiake që do të vazhdojë të kontrollojë, por tashmë do të pajiset me mjete çertifikuese kontrolluese të akredituara dhe për llojet e tjera të zhurmave që mund të krijohen në territore të ndryshme të bashkive. për t’i dhënë fund atij "topi" që hidhet nëpër institucione. Tashmë, të gjitha institucionet do t’i kenë rolet më të qarta.

Fashat orare për sezonin e verës, për aktivitetet muzikore normale të përditshme, do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës në përputhje me hartëzimin e bërë nga bashkia dhe Policia e Shtetit do të marrë kompetencat për aktivitetet që nuk i respektojnë këto norma.

Jemi përpjekur që të parashikojmë dhe hapësirat për jetën e natës.

Normat e muzikës nuk kanë qenë të kontrolluara në përputhje me parametrat e parashikuara nga OBSH. Bashkitë do të kenë detyrimin që të përcaktojnë se cilat janë ato zona ku mund të organizohen, që duhet të jenë larg zonave ku banohet dhe pushohet përtej mesnatës." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco