Tritoli në Vaun e Dejës, Zhupa - mazhorancës: Hiqni dorë, në keni ndërmend ta bëni kështu fushatën!

10:44, 13/04/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Ina Zhupa, i bëri thirrje sot Kuvendit të distancohet nga akti i pashembullt terrorist, siç e cilësoi, të eliminimit fizik të kryetarit të degës së PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Zhupa i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Çuçi të njoftojë Kuvendin se cilët janë nxjerrë para drejtësisë për këtë akt dhe e paralajmëroi mazhorancën, se me të tilla metoda që në nisje të fushatës, nuk i trembte dot opozitarët, demokratët. 

 “Një akt i pashembullt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës, duke u sulmuar për eliminimin e tij fizik me tritol, - tha Zhupa nga foltorja e parlamentit. -  Kjo ishte hapja e fushatës elektorale, e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe të vendeve demokratike se si sulmohet për shkak të funksioneve të veta politike, një drejtues i lartë i PD-së.

Ky parlament duhet të distancohet, ministri i Brendshëm të na thotë se ku janë hetimet, se kush është sot para drejtësisë, a u gjetën autorët dhe porositësit, sepse nëse e keni ndër mend ta bëni fushatën kështu, fushatën elektorale, i keni bërë llogaritë gabim.

Do ta merrni përgjigjen e merituar demokratët, opozitarët nuk tremben, nuk na kërcënoni dot, nuk na intimidoni dot, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco