Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga kreu i RTSH-së, Rama do e emërojë në qeveri

Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga kreu i RTSH-së, Rama do e emërojë në qeveri

10:35, 13/04/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi pritet të marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të TVSH.

Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco