Nga pr/ktligji për ndërtimin e urës mbi Bunë dhe ndryshimet për mediat audiovizive, çështjet që do të diskutohen sot në Kuvend

Nga pr/ktligji për ndërtimin e urës mbi Bunë dhe ndryshimet për mediat audiovizive, çështjet që do të diskutohen sot në Kuvend

10:26, 13/04/2023
A+ Aa A-

Zhvillohet sot seanca plenare e radhës në Kuvend. Në këtë seancë do të shqyrtohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.

Gjithashtu në rend dite është edhe projektligji; “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.

Për të vijuar më tej me projektligjin; “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco