'Kadastra thotë ngri babanë nga varri e të vijë këtu, se nuk duan t'i hapin dosjet!'

'Kadastra thotë ngri babanë nga varri e të vijë këtu, se nuk duan t'i hapin dosjet!'

10:10, 13/04/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar ora 10:00 dhe banorët protestues të fshatit Bërxull të Tiranës janë ende duke pritur një përgjigje nga zyrtarët e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për çështjen e pronave të tyre që do t’u shpronësohen nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Muharrem Koni, kryeplaku i fshatit, që ka qenë në mbështetje të këtyre banorëve, bëri të ditur në SYRI TV se sorollatja e tyre është e qëllimshme, sepse zyrtarët nuk duan ta bëjnë punën që kanë detyrë. 

“Dua ta shtjelloj problematikën tonë Mbas disa riaplikimeve për të marrë titullin e pronësië, banorët po detyrohen të futen në labirinthe të pakuptueshme. Konkretisht, njërit nga banorët, që i është dhënë përgjigja, nga dokumentet që i ka rikërkuar Hipoteka, ri-kërkuar, është një deklaratë noteriale ku të shprehen se në 1992 nuk kanë përfituar tokë bujqësore!!

Nuk e kuptoj sesi. Kryefamiljati që e ka marrë titullin e pronësisë në 1992, ka pasur fëmijë që kanë qenë të vegjël dhe ata nuk kanë marrë tituj pronësie atëherë. Hipoteka kërkon sot nga këta persona që nuk kanë marrë tituj pronësie!!! Si mund të ketë marrë një fëmijë 1 vjeç, tituj pronësie?! Prona është ndarë me kryefamiljarë.

Së dyti, një personi i është kërkuar se regjistrimi i pronës duhet bërë me babën, me të vdekurin!!! Të ringrihet ai babai. Të ngjallin të vdekurin!!! Po hape pra trashëgiminë. Çfarë të bëj, të sjell babanë e vdekur këtu?!

Një rast tjetër, ja dokumenti,i kujt është faji që nuk i është çeritifkuar prona këtij personi?! Ja dokumenti me vulë. Se këta drejtorët ia delegojnë zëvendësave. Titullin drejtor e mbajnë kot, se këta kur nuk firmosin, nuk mbajnë përgjegjësi ligjore.

I kanë të gjitha dokumentet, po nuk duan t'i hapin dosjet se iu prishet manikuri zonjushave, iu bëhen duart me pluhur, iu bie çik pluhur nga surrati e iu bën alergji fytyrës," tha i revoltuar kryeplaku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco