‘Rama e Balluku, hajdutë’/ Banorët e Bërxullës tentojnë të futen në zyrat e Hipotekës: I kanë bërë si bunkerët e Enverit

‘Rama e Balluku, hajdutë’/ Banorët e Bërxullës tentojnë të futen në zyrat e Hipotekës: I kanë bërë si bunkerët e Enverit

10:07, 13/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës gjatë protestës së ditës së sotme kanë tentuar të futen në ambientet e Hipotekës, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Ata bllokuan hyrjen e Hipotekës, ndërsa thanë se Rama dhe Balluku janë hajdutë.

“I kanë bërë zyrat si bunkerë, si në kohën e Enver Hoxhës. Këtu është brenda Kryeministri, ministrja Balluku, të gjithë hajdutë, ministri i drejtësisë...”

“Kjo është kupola e hajdutëve, mbroni hajdutët. Turp të kini, turp, turp”, thanë banorët përballë oficerëve të sigurisë dhe të policisë së shtetit që kishin blinduar hyrjen.

Banorët u kanë bërë thirrje drejtuesve te Hipotekës që t’ua certifikojnë sa më parë pronat e tyre. “Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diellë me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur.”, tha njeri prej banoreve”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco