Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Tritoli ndaj kryetarit të PD-së, ende asnjë i ndaluar për atentatin

09:47, 13/04/2023
A+ Aa A-

Gjashtë persona janë shoqëruar përgjatë 24 orëve të fundit për ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën mëngjesin e së martës. Sipas të dhënave, bëhet me dije se personat janë kontingjent i skeduar disa herë e për pasojë ata janë marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu, duke iu referuar pamjeve filmike të momentit kur shfaqen dy personat që instalojnë lëndën plasëse poshtë mjetit të Benard Ndrecës, grupi hetimor është përpjekur të krijojë edhe një identikit të përafërt me pamjen fizike që kanë kapur kamerat e banesës së familjes Ndreca. Por ende nuk është bërë e mundur as të shkohet te ndonjë i dyshuar për aktin e rëndë, me anë të të cilit u tentua eliminimi fizik i kreut të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës.

Ekspertët kanë përcaktuar se ka qenë një sasi prej 50 gramë lëndë eksplozive që është vendosur në mjetin e 35- vjeçarit Benard Ndreca. Grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve që u panë në momentin që montuan lëndën plasëse. Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Benard Ndreca, në një prononcim për mediat, u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet dhe bashkë me policinë të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

Grupi i posaçëm hetimor ka marrë dëshmi edhe të familjarëve të Ndrecës për të mësuar ndonjë hollësi që lidhen me ndonjë dyshim apo konflikt, ndonëse familja Ndreca janë banorë të Paçramit dhe jetojnë me njerëzit e tyre aty, çka përjashton konfliktet për shkaqe banale që mund të pretendohet nga ana e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco