Protestuesit e Bërxullës presin përgjigje nga Bici, kryeplaku: Po na detyrojnë për masa ekstreme

Protestuesit e Bërxullës presin përgjigje nga Bici, kryeplaku: Po na detyrojnë për masa ekstreme

09:35, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryeplaku i fshatit Bërxullë,  bashkë me banorët protetsues, po presin përgjigje para zyrave të Kadastrës që drejtorja e Agjencisë Shtetërore, Dallandyshe Bici, t'i sqarojë për titujt e pronësisë. Ai përsëriti sërish se ku paligjshmëria bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim.

"Po presim, - tha Muharrem Koni për mediat, -  sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin vendor dhe presim përgjigje nëse mund të zhvillohet një takim...

Por tani nuk kam besim në asgjë. Nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirrur vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës.

Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim. Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen?!

Kërkojmë të certifikohen pronat sepse dokumentet i kanë në zyra, përse duhet të na detyrojnë të bëjmë veprime të kundërligjshme?!

Ai thotë kam sjellë punonjës policës, por ne çdo gjë e kemi kërkuar me dialog. Po kur shteti del kundrejt nesh, do të na detyrojmë të ndërmarrim masa ekstreme”, ka thënë ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco