Ish-avokatja e shtetit: Rama i detyruar të paguajë milionat e eurove për Becchetin

Ish-avokatja e shtetit: Rama i detyruar të paguajë milionat e eurove për Becchetin

08:50, 13/04/2023
A+ Aa A-

Ish-avokatja e shtetit Ledina Mandija tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se shteti shqiptar është i detyruar të paguajë 110 milionë eurot që i detyrohet biznesmenit italian Beccheti.

Ajo u shpreh se afatet kohore për pagesën e kësaj gjobe janë 90 ditë nga vënia në dijeni deri në 3 vite nga vendimin i Arbitrazhit.

“Ky është një vendim i detyrueshëm bazuar në konventën ku Shqipëria është palë. Kam dëgjuar kryeministrin që do largohemi nga konventa, por vendimi nuk ka fuqi prapavepruese, ato para do paguhen patjetër. Qeveria ka qenë aktive në paraqitje, që në krye të herës kur është njoftuar padia në Arbitrazh. Qeveria është angazhuar të kontaktojë studio ligjore”, tha Mandija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco