Jahti misterioz i ankoruar në Sarandë dhe një pyetje Ramës: I kujt është ky jaht me GPS të fikur?!

Jahti misterioz i ankoruar në Sarandë dhe një pyetje Ramës: I kujt është ky jaht me GPS të fikur?!

08:00, 13/04/2023
A+ Aa A-

Një jaht madhështor i ankoruar në Sarandë që nuk figuron i regjistruar dhe me GPS të fikur, ka ngritur pikëpyetje të shumta jo thjesht e vetëm në radhët e qytetarëve kuriozë, por edhe të atyre që e njohin fushën,

Publicisti dhe politikani Kreshnik Osmani e ka kërkuar përgjigjen publikisht, duke postuar në profilin e tij në Fb, foton e jahtit misterioz së bashku me dyshimin që hedh një person anonim, por që jep disa fakte dhe përmend edhe sanksionet, edhe NATO-n.

Prej tri ditësh, nuk ka pasur asnjë reagim, as nga organet e rendit, as nga drejtuesit e Portit të Sarandës për mesazhin e mëposhtëm të Osmanit, që shkruan:

“Më vjen kjo foto nga Saranda dhe më thonë: Z. Kreshnik, pyete pak Edi Ramën, se ndoshta ty të lexojnë, i kujt është ky jahti i ankoruar në Sarandë dhe me GPS të fikur?

Sanksioneve të kujt po i shpëton? Jeni më në NATO apo kemi dalë dhe nuk dimë gjë?

Ky jaht sa një traget nuk figuron si i ankoruar në portin e Sarandës në sistem. A ka mundësi të na tregoni çfarë është ky jaht dhe çfarë bën aty?! Me respekt, “Skënderbeu”!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco