Rama del në fushatë me xhup Yamamoto, që shitet deri 1246 dollarë

Rama del në fushatë me xhup Yamamoto, që shitet deri 1246 dollarë

23:34, 12/04/2023
A+ Aa A-

Pas 10 vitesh në pushtet, socialistët paralajmërojnë një fushatë modeste, pa pompozitet dhe pa shumë shpenzime për zgjedhjet e 14 Majit.

Madje, edhe paratë që morën nga KQZ, thonë se do t’i shpenzojnë për të mbjellë pemë.

Por cili është qëllimi i vendimit për të kursyer para? U mungojnë paratë, pas 10 vitesh në pushtet?

Apo duan ta zhbëjnë imazhin e politikanëve të korruptuar, që shpenzojnë miliona për udhëtime me charter dhe frekuentojnë restorantet më të famshme të botës?

Cilado qoftë arsyeja, kursimi i parave tani që nisi fushata është një truk. Dhe si çdo truk, ka të metat e tij.

Për shembull, Edi Rama u pa me një xhup të stiluar nga japonezi Yohji Yamamoto në takimin elektoral ku mori pjesë mbrëmjen e të martës, në Farkë.

Sipas një kërkimi në internet, rezulton se xhupi i Ramës shitet për 1246 dollarë, por mund të gjendet edhe me ulje, për të paktën 695 dollarë.

Ky çmim mund të jetë i përballueshëm për xhepin e një politikani, që mban prej 10 vitesh postin e kryeministrit të Shqipërisë.

Problemi është se t’u flasësh punëtoreve në një fasoneri për pagat minimale 40 mijë lekë, kur vetë vesh një xhup që kushton 1246 dollarë, kjo nuk është e ndershme.

Aq më pak ka kuptim të bësh një fushatë modeste dhe pa shpenzime, kur veshjet me të cilat u prezantohesh bashkëqytetarëve të tu janë sa tre herë paga minimale./ Lapsi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco