SYRI TV/ Përplasja Rama-Veliaj: Kryeministri ironizon dhe përçmon publikisht kryebashkiakun

12:22, 12/04/2023
A+ Aa A-

Në çelje të fushatës së Partisë Socialiste, ranë në sy tensionet dhe përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama ironizoi Veliajn për fjalimin e mbajtur, ndërsa i mori mikrofonin duke e zbritur nga skena. Duket se ky veprim erdhi si kundërpërgjigje ndaj Veliajt, i cili një ditë më parë sulmonte Ramën si ish-kryebashkiak se kishte lënë Tiranën pa ujë

SYRI TV

Çelja e fushatës së PS për zgjedhjet lokale të 14 majit, konfirmoi edhe një herë përplasjet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, të cilët nuk nguruan të thumbojnë njëri-tjetrin, nën justifikimin e batutave dhe humorit.

Takimi festiv që Erion Veliaj organizoi në Farkë, pas shout propagandues me mbjelljen e pemëve, duket se doli jashtë kontrollit, duke arritur kulmin në fjalimin që kryebashkiaku Veliaj mbajti në podiumin para qytetarëve.

Entuziazmin e fjalimit ia fiku Edi Rama, i cili u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin, duke i kërkuar të largohej nga skena.

Ndonëse kjo ndërhyrje u bë në formën e një batute, Rama ishte i qartë në ironizimin e kryebashkiakut Veliaj, duke zhvlerësuar punën e tij dhe vizionin për Tiranën.

Por duket se ky gjest u bë në formë hakmarrje, pasi një ditë më parë ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që sulmonte Edi Ramën, duke e akuzuar se kishte lënë kryeqytetin pa ujë.

Në një takim për strategjinë e Ujësjellësit, Veliaj akuzoi Ramën, si kryebashkiakun më jetëgjatë me 12 vite në administrimin e Tiranës, se nuk kishte kryer asnjë investim, duke e lënë furnizimin me ujë si një plagë edhe në ditët e sotme.

Tensioni dhe përplasjet mes tyre ishin evidente edhe gjatë takimit, ku teksa kryeministrit improvizonte me të rinjtë, kryebashkiaku Veliaj u afrua për realizimin e një video-selfie, por u injorua nga Rama, i cili shmangu qëndrimin e pozimit apo qoftë edhe një shikim për videon që po realizonte kandidati për Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS12/04/2023 13:48

Kjo nuk eshte asgje fare perpara atyre te tjerave qe Edvini i ka bere Lali Plehit. 2. E ka detyruar Lalin qe t'a vere emrin djalit Kajan (nese vertete eshte i Lalit) 3. E Injoroi, e perbuzi, e perqeshi dhe e detyroje Lalin qe si nje bojaxhi, te lyente hyrjen e nje pallati qe ne oren 5 te mbengjesit. 4. E detyroi, e injoroi, e perqeshi dhe e neveriti Lalin kur e dergoi ne Baldushk tek shtepia e nje katundari, dhe i coi vete lopen dhe vicin prej dore!!! 5. E ka detyruar Lalin qe te haje 2 luge mut tek uturaku i zyres se Edvinit tek selia e PS. Po letyra e fekalosur nga koka tek kembet, nuk ka as cipe, as burreri, as moral, as personalitet dhe as dinjitet njerezor!!!

Shto koment

Denonco