Erion Veliaj 'sulmon' Edi Ramën: E la Tiranën me 10% furnizim me ujë

Erion Veliaj 'sulmon' Edi Ramën: E la Tiranën me 10% furnizim me ujë

17:24, 11/04/2023
A+ Aa A-

I gjendur përballë ballafaqimit me premtimet e pa mbajtura për 24 orë ujë në Tiranë, Erion Veliaj ka thënë sot një të vërtetë dhe një gënjeshtër. 

Në një aktivitet elektoral ku premton akoma ujë 24 orë, Veliaj ka pohuar edhe një të vërtetë të madhe. 

“Tirana ishte 29 herë më e vogël se sot, dhe furnizohej me vetëm 10% ujë në 24 orë", ka thënë Veliaj. 

Duke kujtuar se Veliaj vetë është ndër politikanët që e ka cilësuar Lulzim Bashën si gjumash në kohën që qeverisi Bashkinë Tiranë, pra, Basha fjeti gjumë dhe nuk bëri asnjë punë, as për mirë as për keq. 

Duke marrë të mirëqenë faktin se Basha nuk punoi fare si kryebashkiak, shigjetimi i Erion Veliajt për ata që e lanë Tiranën me 10% ujë në 24 orë shkon direkt për shefin e tij, Edi Ramën, i cili e ka qeverisur për 11 vjet bashkinë. 

Kështu që Veliaj sot ka përsëritur një mashtrim të radhës “do ta bëj 24 orë ujë mandatin tjetër” dhe ka thënë një të vërtetë, “Edi Rama nuk ka bërë asnjë investim sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco