Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

‘Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm’/ Liri Berisha: E rëndësishme që terapitë të administrohen nga duart e profesionistëve

11:44, 11/04/2023
A+ Aa A-

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën “Harmonia” në kaudër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit zhvillojnë në qytetin e Shkodrës konferencën - “Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm.

Në këtë konferencë presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë znj. Liri Berisha në fjalën e saj përshëndetëse kujtoi se Deklarata e Kombeve të Bashkuara e përkujtoi këtë vit 2 prillin, Ditën Botërore ndaj Autizmit, me një vlerësim ndaj kontributeve që kanë dhe japin në shoqëri individët me çregullim të spektrit autik. Për Shqipërinë, kjo persepektivë duket ende e largët, pasi mungesa e mjaftueshme e shërbimeve terapeutike, akademike dhe integruese për ta është ende nje problem madhor.

“Është shumë e rëndësishme që terapitë të administrohen nga duart e profesionistëve të çertifikuar dhe jo nga individë që jo vetëm nuk kanë formimin e duhur dhe të plotë arsimor në këtë drejtim, por tentojnë të thyejnë dhe prishin protokollet e miratura nga institucione akademike ndërkombëtare”, tha Liri Berisha.

NJOFTIM PËR MEDIA

“Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm”

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën “Harmonia” në kaudër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit zhvillojnë në qytetin e Shkodrës konferencën- “Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm.

Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin e problematikave dhe eksperiencave të menaxhimit dhe trajtimit të çregullimit të spektrit autik në qendrat terapeutike, sfidat e prindërimit dhe nevojat për mbështetje, të rejat dhe rëndësia e fromimit të profesionistëve për shërbime sa më cilësore.

Në këtë konferencë presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar znj.Liri Berisha në fjalën e saj përshëndetëse kujtoi se Deklarata e Kombeve të Bashkuara e përkujtoi këtë vit 2 prillin, Ditën Botërore ndaj Autizmit, me një vlerësim ndaj kontributeve që kanë dhe japin në shoqëri individët me çregullim të spektrit autik. Për Shqipërinë, kjo persepektivë duket ende e largët, pasi mungesa e mjaftueshme e shërbimeve terapeutike, akademike dhe integruese për ta është ende nje problem madhor. Mungesa një infrastrukture shëndetësore publike të konsoliduar në lidhje me diagnostikimin dhe zhvillimin e terapisë për këta individë , ka bërë që në vëndin tonë të lulëzojë një treg privat kaotik dhe i pakontrolluar i ofrimit të këtyre shërbimeve duke orientuar gabim prindërit dhe duke vënë në rrezik serioz shëndetin e fëmijëve dhe individëve më çregullim të spektrit autik.

Znj.Berisha theksoi se Fondacioni Fëmijët Shqiptar çmon shumë profesionistin e denjë në këtë fushë ndaj edhe investimi që fondacioni bën në këtë drejtim ndjek parimet dhe protokollet ndërkombëtare pa asnjë hezitim, sa herë ato përditësohen. Është shumë e rëndësishme që terapitë të administrohen nga duart e profesionistëve të çertifikuar dhe jo nga individë që jo vetëm nuk kanë formimin e duhur dhe të plotë arsimor në këtë drejtim, por tentojnë të thyejnë dhe prishin protokollet e miratura nga institucione akademike ndërkombëtare.

Konferenca u përshëndet nga kryetari I Bashkisë së Shkodrës Z.Bardh Spahia dhe nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Përfaqësuese e Komisionit për Punën, Çështjen Sociale dhe Shëndetësinë Znj. Albana Vokshi.

Profesionistët e Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë sollën tema shumë të rëndësishme në prezantimet e tyre mbi risitë e tajtimeve terapuetike, sfidat e kohës dhe ato të së ardhmes për fëmijët në spektër të autizmit.

Konferenca u parapri nga një vizitë e stafit të Fondacionit dhe Bashkisë në Qendrën terapeutike “Harmonia” të Bashkisë Shkodër dhe me një me fluturim ndërgjegjësues të fotoreporterit nga ajri Alket Islami.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco