Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Abuzimi me tenderat nga Veliaj/ Blushi: Së shpejti do të bëj publik një rast, asfaltimi i një rruge me tre çmime të ndryshme

11:41, 11/04/2023
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithëm i Partisë Së Lirisë  u shpreh ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' se së shpejti do të bëjë publik një rast të fitimit të një tenderi abuziv nga një klient i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ku i fundit, në prag të zgjedhje lokale të 14-Majit, përmes ‘asflatimit elektoral’ ka miratuar tenderin për shtrimin e rrugëve brenda një blloku banimi, i cili ka tre çmime të ndryshme.

Pjesë nga deklarata e tij.

Flavio: Do të doja një vlerësim, sipas edhe ekspertëve tuaj për këto tendera në masën 99% a janë hedhur të paktën 60 % në dobi të qytetarëve?

Tedi Blushi: "Do ju them një rast flagrant tek i cili jam investuar vetë. Bëhet fjalë për çështjen e asfaltit elektoral, ku kam verifikuar minimalisht tre rrugë në kryeqytet, tre rrugë të asfaltuara nga e njëjta kompani, tre rrugë që janë asfaltuar në një distancë kohore as 20 sekonda larg njëra tjetrës.

Pra, rrugë këto me distancë nga njëra tjetra të paktën 70 sekonda. Çfarë ka ndodhur? E njëjta kompani ka asfaltuar të treja rrugët dhe në raste se, do të pjestojmë shumën totale të investimit dhe do ta krahasonim me shumën e investuar nga Bashkia e Tiranës në një rruge tjetër, do të rezultonte që metri i asfaltit elektoral, edhe pse rrugët janë afër njëra tjetrës, edhe pse kemi të njëjtin objekt punimesh, çmimi ndryshon.

Pra nuk ka logjikë në botë që brenda një blloku banimi, asflaltimi i tre rrugëve nga Bashkia e Tianës kanë çmime të ndryshëm.

Ky është një fakt, që me rrugë e shifra konkrete unë do e bëj publik, që fakton mënyrën klasike sesi Erion Veliaj në fund të mandatit të tij abuzon me taksat e qytetarëve".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco