KAFE SHQETO/ Bashkia e Tiranës kampion i tenderave abuzive, Blushi: Garë pa konkurrencë, fituesi klient i Veliajt

11:32, 11/04/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto” ku është shprehur se Bashkia Tiranë po zhvillon gara për tendera pa konkurrencë dhe se shumica e tytre janë klientë të Veliajt.

Blushi u shpreh se për Bashkinë e Tiranës nuk ekziston ligj, pasi nëse do të kishte vërtetë një të tillë këto tendera do të ishin shpallur me flamur të kuq.

Deklarata e tij:

Ola:Si i cilësoni ju këto tendera që po jepen në kohën e fushatës në të gjithë vendin dhe kryesisht në Tiranë?

Tedi Blushi: "Bashkia e Tiranës është bërë kampion i tenderave abuziv, dhe këtu kam parasysh faktin që po zhvillohen tendera pa garë, dhe çdo të thotë pa garë sepse vetë konkurrenca shmag atë abuzimin me taksat e qytetarëve.

Këtu në Bashkinë e Tiranës është bërë modë që tenderat fitohen në mos 100% në 99% dhe shumica e tenderave janë klientë të Erion Veliajt të cilët hyjnë në garë pa konkurrencë dhe do të thotë që garon vetëm një kompani e caktuar e cila e fiton tenderin me 99% të shumës.

Ndërkohë që një procedurë normale duhet që një garë për një x prokurorim publik të shpallur nga Bashkia e Tiranës duhet të konkuronin minimalisht dy kompani dhe sigurisht duhet të fitonte oferta më e ulët.

Është fakt tashmë që për Bashkinë e Tiranës nuk ekziston as ligj, nuk ekziston as drejtësi. Sepse, në një sistem normal drejtësie këto tendera do të ishin shpallur me flamur të kuq dhe sigurisht që do të kishte filluar një hetim nga drejtësia.

Pra si ka mundësi që Bashkia e Tiranës shpall tendera që fitohet vetëm nga një kompani dhe ku nuk ka asnjë rival tjetër në garë? Sigurisht që këto janë tendera të paracaktuar në vlerësimin tonë dhe jo vetëm të cilët janë kryesisht klientë të Erion Veliajt".

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco