Lajmi i fundit

Karteli i Sinaloa, lidhjet nga Rumania në Shqipëri/ Liviu Alexa flet për SYRI TV

FOTO/ Bici dhe Çërri fshihen, Bërxulla paralajmëron: 24 orë afat keni të na përgjigjeni!

FOTO/ Bici dhe Çërri fshihen, Bërxulla paralajmëron: 24 orë afat keni të na përgjigjeni!

11:17, 11/04/2023
A+ Aa A-

Protestuesit e Bërxullës janë larguar nga zyrat e Hipotekës sot pasi nuk janë pritur as një drejtuesja Dallandyshe Bici dhe as nga njeri prej drejtuesve vendorë, Agron Çërri, që u mbyll në zyrë nga frika e ballafaqimit me ta.

Por, para se të largoheshin të fyer nga kjo sjellje e zyrtarëve të shtetit që e kanë detyrim ligjor t’iu përgjigjen, përfaqësuesi i banorëve të Bërxullës deklaroi prerë: Tani kanë vetëm 24 orë kohë të na japin përgjigje!

“Do t’i thosha drejtorit të Hipotekës që mbulon zonën Kamzë-Vorë, i bëj thirrje sot, këtu përpara derës se nuk del për të na dhënë përgjigje, se e pres 24 orë! - theksoi ai. - Mbajeni mend: 24 orë e pres të vijë në njësinë administrative Bërxullë!

Të vijë atje vet bashkë me grupin përfaqësues dhe të na japë të gjitha përgjigjet mbi segmentin rrugor, mbi pronat, banesat që preken.

Në të kundërt, pasojat do t’i ketë shumë të rënda! Protesta do të zhvillohet këtu por do të jetë shumë më e dhunshme, mos t’i vijë keq.

Po them 24 orë, nuk i jap asnjë minutë kohë më tepër! Se kemi shtatë muaj që i kërkojmë.

Se fillojnë rolin secili “unë nuk e di”, por e dinë se ka qenë drejtor në Dibër dhe i dinë këto problematika. Ia  njohim karrierat, vijnë me ofiqe, ministrat i kanë sjellë këtu se kanë interesat e veta.

24 orë kohë kanë, do të mbajnë përgjegjësi kundrejt banorëve të Bërxullës! Dhe këtu nuk kemi dhunuar asgjë, që ta dinë. Duhet ta dini që këto ndërtesa këtu i ndërton dikush dhe a e dini se të gjitha institucionet e shtetit janë akomoduar në godina private?! E imagjinoni sa qira paguajnë?!”

FOTO/ Skandal! Shefi i Hipotekës mbyllet në zyrë me çelës nga frika e protestuesve, kërkon ndihmë nga policia

Image

Kreu i Hipotekës së drejtorisë vendore të Hipotekës së zonës Kamzë-Vorës, Agron Çerri, është mbyllur brenda në zyrë sot për të mos u ballafaquar me banorët protestues të fshatit Bërxullë që i kërkojnë pse nuk u jep tituj e pronësisë. I kyçur me çelës brenda, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë për të shpëtuar pasi banorët vazhdon të trokasin duke thirrur” Duam drejtësi, duam drejtësi! Vetë ata e demaskuan duke dëshmuar praninë e tij në zyrë dhe faktin që nuk e hap derën.

Bici s'u hap derën protestuesve të Bërxullës: Duam përgjigje për pronat!

Image

Këto pamje tregojnë ballafaqimin e parë të protestuesve të fshatit Bërxullë me kreun e Hipotekës, znj. Dallëndyshe ici ose me saktë, me derën e saj të mbyllur, pasi ata kanë vendosur të marrin një përgjigje konkrete nga goja e saj për fatin e pronave të tyre që u shpronësohen nga autostrada Thumanë-Kashar.

“Po presim përgjigje, - tha përfaqësueis i tyre, -  nëse kanë ndjenjë shpirtërore dhe detyrim ligjor në radhë të parë, sepse janë të emëruar në këto poste dhe të detyruar të sqarojnë banorët që janë në protestë prej shtatë muajsh.

Kemi rreth pesë minuta, më kërkuan që të njoftojnë titullarët dhe nuk kemi asnjë përgjigje. I bëj thirrje zonjës Dallëndyshë Bici të urdhërojë titullarin e zonës që mbulon Hipotekën e zonës Kamzë-Vorë të na japë një përgjigje ose të dalë zonja Bici vetë, se është detyrim iligjor i saj,.

Kemi ardhur në mënyrë paqësore, nuk kemi ndër mend të ushtrojmë asnjë lloj dhune, nuk ushtrojmë asnjë dhunë, duam një përgjigje që këta banorë të qetësohen se çfarë fati do të kenë mbi pronat e veta, asgjë më shumë, pronat që trashëgojnë dhe i kanë me ligj e t’u jepet një përgjigje."

(Banorët trokasin, zyra nuk hapet)

Image

A e kuptoni se çfarë bëhet?! - tha banori.

"Tri parime ka kjo qeveri, mos të njohë jetën, pronën, nderin! S'ka oqean t'ia lajë mëkatet!"

Një nga banorët e Bërxullës që po kërkon sot sërish i indinjuar me bashkëfshatarët e tij, tituj e pronësisë tek Hipoteka, akuzoi Qeverinë për këtë situatë agonie. Ai tha se motivi i kësaj partie në pushtet, i kësaj qeverie, është që të mos njohë jetën, pronën, nderin!

“Është hera e dytë që vijmë këtu që kërkojmë regjistrimin e pronave, por e kam thënë se kjo nuk është Hipotekë, por thjesht një institucion ku ka disa punonjës brenda që bëjnë sikur punojnë dhe kur u shkon aty ndonjë klient për të mbaruar ndonjë hall, t’i fusin një të zhvatur kurse në fshatarët e varfër s;na sheh kush me sy.

Kam 5 vjet që dua të marr një çertifikatë. Zvarritjet janë ët qarta, të pastra. Motivi i partive politike, i kësaj partie, i këtij pushteti është mos me të njohë jetën, mos të të njohë pronën, mos të të njohë nderin!

Këto tre parime i kanë dhe duan nëpërmjet tre komponente nuk duan t’i njohin, duan me të zaptu e me të pa sa me keq po kanë harruar se një ditë llogari do të japin! Do të japin, cilitdo qoftë, por nuk ka det, nuk ka oqean, se përrua e kanal jo e jo, t’i lajë mëkatet që i bëjnë këtij populli.

Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund çështjen tonë.

Unë jam i mendimit që sot, përderisa këta nuk na japin përgjigjen, t’i drejtohemi drejtësisë, ajo që është, SPAK-ut , prokurorisë deri në Strasburg. Vallahi nuk do ta le, vetëm më këmbë do të nisem, ishalla Zoti ma bën jetën të lehtë e kërkoj të drejtën time. “

"Qeveria po bën sehir me gjakun tonë': banorët e Bërxullës rinisin protestën përpara Hipotekës

Këtë të martë, banorët e Bërxullës rinisën protestën përpara HipotekësAta kërkojnë të njihen me projektin e autostradës Thumanë-Kashar, që kalon mes për mes pronave të tyre dhe u rrëmbën shtëpitë dhe tokat bujqësore, por nuk po arrijnë të marrin asnjë informacion se ku do të kalojë e çfarë prek projekti.

Në një deklaratë për mediat, një përfaqësues i tyre tha se qeveria po e bllokon qëllimisht transparencën e projektit dhe se në fshatin e tyre po bëhet një masakër.

Image

“Nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje, sepse vetë firma nuk k,a thotë se projekti është në studio  për të parë se si do të veprohet për zhvillimin e rrugës. Nuk kanë as ata asnjë lloj dijenie sepse :na del kosto e lartë në të gjitha drejtimet, mbikalimi nuk na lejon këtu, nënkalimi nuk na lejon aty , sepse përmbytet”….

Por jo, nuk përmbytet, sepse investimi është, fondi është i pallogaritshëm, 260 milionë euro. Shkurt , nuk është vullneti, nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur hallet.”

Banorët e fshatit Bërxull kanë muaj që janë ngritur në protesta, pasi qeveria kërkon t’i kompensojë në vlera të ulëta, pa lidhje me tregun, shtëpitë dhe tokat që do t’u shpronësojë.

Një javë më parë, këta banorë bllokuan rrugën e Rinasit duke kërkuar që Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, të vijë dhe t’i sqarojë për shpronësimin; që kryetarja e IKMT Dallëndyshe Bici t’u ajpë çertifikatat e legalizimit të pronës, që vet Kryeministri të nxjerrë një VKM të re për kompensimin e pronave të tyre em vlerën reale të tregut./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco