FOTO/ Skandal! Shefi i Hipotekës mbyllet në zyrë me çelës nga frika e protestuesve, kërkon ndihmë nga policia

FOTO/ Skandal! Shefi i Hipotekës mbyllet në zyrë me çelës nga frika e protestuesve, kërkon ndihmë nga policia

11:03, 11/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i drejtorisë vendore të Hipotekës së zonës Kamzë-Vorë, Agron Çërri, është mbyllur me çelës brenda në zyrë të martën për të mos u ballafaquar me banorët protestues të fshatit Bërxullë që i kërkojnë përgjigje, pse nuk u jep tituj e pronësisë.

I kyçur nga brenda, Çërri ka kërkuar ndihmën e Policisë për të shpëtuar, pasi banorët vazhdonin të trokisin duke thirrur  "Duam drejtësi, duam drejtësi!"

Vetë ata e demaskuan, duke dëshmuar praninë e tij në zyrë dhe faktin që nuk ua hap derën, ndërkohë që është i detyruar me ligj t'i sqarojë për fatin e pronave të tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco