KAFE SHQETO/ Bardhi: Urbanët burim aksidenti! Veliaj po pasuron xhepin e tij, qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur

10:45, 11/04/2023
A+ Aa A-

Situata paraqitet mjaft kaotike në kryeqytet, me urbanët e linjave të cilët po shkaktojnë një numër të madh aksidentesh duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Duket se shkaku kryesor është infrastruktura jo e duhur, dhe se taksat e paguara nga qytetarët shqiptarë nuk po shkojnë në zgjidhje të këtij problemi të përbashkët, por po pasurojnë xhepat e kryebashkiakut të Tiranës.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ishte Zëdhënësja e fushatës e kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranas, Silvi Bardhi e cila ka komentuar të gjitha këto problematika të sistemit urban në Tiranë.

Deklarata e saj:

Flavio: Sipas kërkimeve të opozitës, këto aksidente, defekte dhe skandale të vogla ndodhin kudo apo është specifik marka e Tiranës?

Silvi Bardhi: "Para dy/ tri javësh isha në Londër, nuk mund të bëj krahasim Londër me Tiranë është e pakrahasueshme aty të paktën nuk shikoje asnjë polic, policia ishte gati e padukshme e para, e  dyta transporti urban është një histori në atë qytet metropol botëror, dua të them nuk besoj që mund të ketë parë në një vend modern një situatë aq kaotike si transporti urban në Tiranë dhe përgjithësisht në Shqipëri, por veçanërisht në Tiranë.

Në informacionet që morëm dje rreth orës 17:30 ku ishte djegur një autobus i linjës së Institutit me të vërtetë ndjemë dhimbje kur mendon se jeton në një kryeqytet ku propagandohet se jeta këtu është e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër dhe në realitet ne shohim çdo ditë skandale dhe kjo nuk është thjesht një retorikë që ne përdorim, por është ajo që ne e shohim çdo ditë vetë në terren.

Jetojmë në këtë qytet.  Ajo që ndodhi dje dhe që ka ndodhur edhe në katër raste të tjera, ku autobusi urban ka rrezikuar jetën e qytetarëve dua të them se këto janë shenja të qarta se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre, ata duhet të largojnë nga qeverisja e kryeqytetit një person i cili mendon vetëm për imazhin e tij, për karrierën e tij, mendon vetëm për pasurimin e tij dhe në asnjë moment nuk mendon për menaxhimin e këtij qyteti".

Flavio: Ju përveç premtim për transport falas keni deklaruar se do të vazhdoni të keni një marrëdhënia po me këto operatorë ekonomikë, pse do të shmangen këto skandale që shohim çdo ditë me transportin publik në Tiranë?

Silvi Bardhi: "Sepse mjaftojnë vetëm 20 milion euro për të rregulluar të gjithë transportin publik në Tiranë nga 240 milion që ka buxheti i Tiranës.

Nëse këto para do të qëndrojnë për qytetarët e Tiranës do të administrohet edhe qarkullimi në transportin urban dhe gjithçka do të vendoset ashtu siç duhet, pra qytetarët të udhëtojnë ashtu siç duhet.

Nëse paratë vidhen normalisht që autobusët do të digjen nëse paratë vidhen qytetarët do të paguajnë më shumë biletat edhe do të kenë po të njëjtën infrastrukturë të shkatërruar të autobusëve dhe po të njëjtin sistem të dështuar të autobusëve.

Sigurisht, që do të këtë ndryshim sepse nëse ti do të mendosh që taksat  e qytetarëve t’i çosh tek po ata, pra tek mirëqenia e tyre normalisht kjo do të ndodhë. Dhe, Belind Këlliçi këtë e ka thënë dhe do e realizojë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco