Bërxulla në revoltë: 3 parime ka kjo qeveri, mos të njohë jetën, pronën, nderin! S'ka oqean t'ia lajë mëkatet!

Bërxulla në revoltë: 3 parime ka kjo qeveri, mos të njohë jetën, pronën, nderin! S'ka oqean t'ia lajë mëkatet!

10:37, 11/04/2023
A+ Aa A-

Një nga banorët e Bërxullës që po kërkon sot sërish i indinjuar me bashkëfshatarët e tij, tituj e pronësisë tek Hipoteka, akuzoi Qeverinë për këtë situatë agonie. Ai tha se motivi i kësaj partie në pushtet, i kësaj qeverie, është që të mos njohë jetën, pronën, nderin!

“ Është hera e dytë që vijmë këtu që kërkojmë regjistrimin e pronave, por e kam thënë se kjo nuk është Hipotekë, por thjesht një institucion ku ka disa punonjës brenda që bëjnë sikur punojnë dhe kur u shkon aty ndonjë klient për të mbaruar ndonjë hall, t’i fusin një të zhvatur kurse në fshatarët e varfër s;na sheh kush me sy.

Kam 5 vjet që dua të marr një çertifikatë. Zvarritjet janë ët qarta, të pastra. Motivi i partive politike, i kësaj partie, i këtij pushteti është mos me të njohë jetën, mos të të njohë pronën, mos të të njohë nderin!

Këto tre parime i kanë dhe duan nëpërmjet tre komponente nuk duan t’i njohin, duan me të zaptu e me të pa sa me keq po kanë harruar se një ditë llogari do të japin! Do të japin, cilitdo qoftë, por nuk ka det, nuk ka oqean, se përrua e kanal jo e jo, t’i lajë mëkatet që i bëjnë këtij populli.

Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund çështjen tonë.

Unë jam i mendimit që sot, përderisa këta nuk na japin përgjigjen, t’i drejtohemi drejtësisë, ajo që është, SPAK-ut , prokurorisë deri në Strasburg. Vallahi nuk do ta le, vetëm më këmbë do të nisem, ishalla Zoti ma bën jetën të lehtë e kërkoj të drejtën time. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco