Lajmi i fundit

Deklarata në 'Çim Peka live’/ Divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Protestuesit e Bërxullës i thërrasin Ramës nga Hipoteka: Halli mbarohet me ryshfet, pa ryshfet nuk bëhet!

Protestuesit e Bërxullës i thërrasin Ramës nga Hipoteka: Halli mbarohet me ryshfet, pa ryshfet nuk bëhet!

10:23, 11/04/2023
A+ Aa A-

Protestuesit e fshatit Bërxull e kanë denoncuar korrupsionin që bëhet në Hipotekë dhe nga vetë zyrtarët e lartë duke treguar dokumentet e pronave të tyre sot nga përpara zyrave të Hipotekës, ku po zhvillojnë protestën e radhës.

Përfaqësuesi i tyre  vërejti një element të qartë se si zhvillohet korrupsioni “në mënyrë ligjore”:

Duhet të kuptojmë vetëm një gjë: të gjithë këta që shihni, që janë në këto zyra, mos kujtoni se shkelin ligjin për të dhënë titullin e pronësisë, por ta bien në atë formë të shtrëngojnë që ti të paguash ryshfet për ta marrë, sepse ligjin nuk e shkel asnjë njeri për të shkuar në burg. Të jesh i bindur. Por kur paligjshmëria bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim, sepse je i detyruar ta kërkosh me forcë pra.

Ligjin nuk e shkel asnjë, se nuk i ka luajtur mendja atij se shkon në burg, por ty ta bie dhe të shtrëngon në çdo mënyrë që të japësh ryshfet për ta mbaruar hallin që ke. Me ryshfet mbarohet dhe pa ryshfet nuk bëhet  e thotë “luftojmë korrupsionin”!

Korrupsioni luftohet kur i je drejtpërdrejtë o zotëri. Unë çfarë halli kam që jam sot këtu?! Kam aplikimet e njerezve dhe ti nuk i zgjidh. Ai ka që në 2005 që ka bërë aplikim, sot i thonë 2023 dhe nuk merr titullin e pronësisë. Tokën e ka me certifikatë, shtëpia nuk i bëhet!

Kjo zonjë e ka tokë të trashëguar dhe kunetërit e vet e kanë marrë çertifikatën e pronësisë, kurse kësaj i del shtet. Ja dokumentet i kam sjellë vet dhe një dokument gjendet, një nuk gjendet fare. Këtu nuk mban askush përgjegjësi dhe thotë gjeje letrën se nuk ke sjellë. Askush s’mban përgjegjësi. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco