KAFE SHQETO/ Aksidentet e urbanëve në Tiranë, Foni: Nuk do të ndodhnin nëse do kishim rrugët e duhura

KAFE SHQETO/ Aksidentet e urbanëve në Tiranë, Foni: Nuk do të ndodhnin nëse do kishim rrugët e duhura

10:01, 11/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik Kostandin Foni, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ku ka diskutuar disa nga problematikat infrastrukturore në vend që janë kthyer shpesh-herë në burime aksidentesh për linjat e autobuzëve të kryeqytetit.

Përmendim këtu rastin e Shallvareve, ku një autobus i linjës së Unazës ka marrë përpara me dhjetëra automjete, nga fuoristrada te makinat e vogla, duke lënë të plagosur disa persona.

Foni shpreh se nëse do të kishim infrastrukturën e duhur në vend, siç ndodh me vendet e zhvilluara atëherë do të kishim një numër të reduktuar të aksidenteve, ose aspak.

Diskutimi në studio:

Ola: Çfarë nuk shkon me transportin publik në Tiranë, cilat janë problematikat e shumta që ka transporti këtu?

Kostandin Foni: "Në fakt këto problematika ne si shoqatë i kemi lidhur herë pas herë me faktorë siç janë ato ekonomike, më pas ato të infrastrukturës të cilat bëjnë të mundur një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë.

Nisur edhe nga ngjarjet që u përmendën në kronikë, ajo e fundit pra e ditës së djeshme ka qenë një defekt elektrik te kabulli që ka autobusi, por jo që ka marrë flakë motori apo ka dalë jashtë përdorimi edhe është djegur plotësisht, por thjesht një segment i një kabulli elektrik.

Ndërsa ajo tjetra që ndodhi në Sauk me karrotrecin aty ishte komplet faji i karrotrecit dhe jo i autobusit, sepse autobusi ka qenë në korsinë e tij brenda në rreth ndërsa karrotreci i ka rënë autobusit në pjesën e pasme".

Ola: Nëse është një defekt teknik që ndodh, siç përmende këto dy rastet e fundit ç’mund të themi për rastin e Shallvareve ku autobusi përfundoi në Lanë?

Kostandin Foni: "Atëherë, ajo që ndodhi tek Shallvaret, e kam përmendur edhe në vende të tjera, aty ishte një gabim njerëzor rënia e lirë e shoferit nga ana shëndetësore, kishte diabet dhe aty ishte gabim njerëzor, dallohej edhe nga videot që janë transmetuar, aty ishte gabimi i shoferit.

Ndërsa pjesa e Lanës, që ra autobusi në Lanë aty mungesa e infrastrukturës duket se stacioni ka qenë bllokuar nga mjete private, në krahun e korsisë tjetër ka qenë një automjet i parkuar dhe më pas edhe shoferi nga mjetet e tjera private që kanë dashur të ndërhyjnë ka humbur kontrollin ku përfundoi në Lanë. 

Duhet  të theksoj se sot në Tiranë qarkullojnë 200 automjete/autobusë në ditë dhe këto automjete përshkojnë rreth 1 milion km në muaj, pra do të thotë që probabiliteti për të kryer aksidente është i lartë.

Nëse do të kishim infrastrukturën e duhur siç janë edhe vendet e zhvilluara aksidentet do të ishin shumë të pakta ose aspak".

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco