'Qeveria po bën sehir me gjakun tonë': banorët e Bërxullës rinisin protestën përpara Hipotekës Foto arkiv

'Qeveria po bën sehir me gjakun tonë': banorët e Bërxullës rinisin protestën përpara Hipotekës

10:06, 11/04/2023
A+ Aa A-

Ata kërkojnë të njihen me projektin e autostradës Thumanë-Kashar, që kalon mes për mes pronave të tyre dhe u rrëmbën shtëpitë dhe tokat bujqësore, por nuk po arrijnë të marrin asnjë informacion se ku do të kalojë e çfarë prek projekti.

Në një deklaratë për mediat, një përfaqësues i tyre tha se qeveria po e bllokon qëllimisht transparencën e projektit dhe se në fshatin e tyre po bëhet një masakër.

“Nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje, sepse vetë firma nuk k,a thotë se projekti është në studio  për të parë se si do të veprohet për zhvillimin e rrugës. Nuk kanë as ata asnjë lloj dijenie sepse :na del kosto e lartë në të gjitha drejtimet, mbikalimi nuk na lejon këtu, nënkalimi nuk na lejon aty , sepse përmbytet”….

Por jo, nuk përmbytet, sepse investimi është, fondi është i pallogaritshëm, 260 milionë euro. Shkurt , nuk është vullneti, nuk kanë vullnet për t’i zgjidhur hallet.”

Banorët e fshatit Bërxull kanë muaj që janë ngritur në protesta, pasi qeveria kërkon t’i kompensojë në vlera të ulëta, pa lidhje me tregun, shtëpitë dhe tokat që do t’u shpronësojë.

Një javë më parë, këta banorë bllokuan rrugën e Rinasit duke kërkuar që Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, të vijë dhe t’i sqarojë për shpronësimin; që kryetarja e IKMT Dallëndyshe Bici t’u ajpë çertifikatat e legalizimit të pronës, që vet Kryeministri të nxjerrë një VKM të re për kompensimin e pronave të tyre me vlerën reale të tregut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco