‘Vuçiçi po vepron njësoj si Putini’/ Vjosa Osmani flet për mediat britanike

‘Vuçiçi po vepron njësoj si Putini’/ Vjosa Osmani flet për mediat britanike

09:45, 11/04/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën britanike ‘Sun’, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përdor të njëjtat metoda si aleati i tij rus, Vladimir Putin, për të intimiduar Kosovën.

Duke folur për gazetën britanike, Osmani tha se është e shqetësuar nga taktikat që po përdor Serbia dhe presidenti i lidhur me Rusinë, Aleksandër Vuçiç.

Ajo e krahasoi situatën me periudhën kur Rusia fillimisht aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

“Vuçiç është i lidhur thellësisht me Putinin,” tha ajo, duke shtuar se e ka akuzuar edhe më parë Serbinë se po planifikon të rrëmbejë territor nga Kosova njësoj siç bëri Rusia në Krime.

Gazeta britanike shkruan se grupet paramilitare serbe dhe mercenarët kriminelë të luftës të grupit rus ‘Wagner’ ndodhen në veri të Kosovës.

Osmani i krahasoi ata me mercenarët që dërgoi Putini në Ukrainë përpara aneksimit të Krimesë.

“E gjitha kjo tregon se është i njëjti plan,” tha ajo.

Presidentja e Kosovës tha se është një iluzion të besosh se Vuçiçi do të shkëputet nga Rusia.

“Unë besoj se është koha që Europa të mos e joshë më atë, sepse joshja e autokratëve nuk ka çuar kurrë në paqe afatgjatë”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco