S

KAFE SHQETO/ Malaj: Rritja e pagës sjell rritje të kostos së punës, skema e pensioneve në nivele shqetësuese

13:21, 10/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqqto në Syri Tv ishte ish-ministri i financave, Arben Malaj.

Malaj është shprehur se një problem i madh në skemën e sigurimeve shoqërore buron nga informaliteti dhe se qeveria duhet të ndërtojë një strategji lehtësuese për këto biznese ku të bëhet e mundur futja në skemën e sigurimeve .

"Me rritjen e pagës minimale dhe pagës mesatare, se për pagat e larta ka një tavan që nuk mund të paguash më shumë sigurime shoqërore, do të kemi një rritje të kostos së punës e cila do të duhet të shihet në analizë se sa e ngarkon biznesin. Është e vërtetë që skema e pensioneve është në nivele shqetësuese se janë 450 milionë dollarë diferenca që merret nga taksat dhe plotësojnë gropën e sigurimeve shoqërore.

Rritja e të ardhurave nga sigurimet shoqërore ka të bëjë me sfidën më të madhe që ka shteti me informalitetin në tregun e punës dhe jo thjesht rritja e detyrimeve nga rritja e pagave. Për të bërë rrugën më të shkurtër, neglizhohet ajo që është më thelbësorja, sepse Shqipëria mbledh të ardhurat nga sigurimet shoqërore 2 herë më pak se sa vendet e rajoni sepse ane mbledhim 5% ndërsa ato 15 % të PBB. 

Në këtë aspekt është e nevojshme që të ketë një strategji, por të mos bazohet te agresiviteti siç bënë me dritat, por një strategji lehtësuese që ndihmon biznesin informal të kthehet në biznes formal. Këto reforma strukturore duan kohë dhe nuk bëhen me sforcime dhe arrestime, dhe të gjitha këto premtime nuk duhet të kishin hyrë në zgjedhjet lokale pasi ata janë zgjedhje administrative ku qeveria nuk merr pjesë as në premtime e as në angazhime, gjë që është ndaluar nga KQZ bazuar edhe nga OSBE/ODIHR, duke ndaluar 4 muaj përpara zgjedhjesh të ketë ndërhyrje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco