KAFE SHQETO/ Naso: Rritja e pagës, propagandë e Ramës për vota! Ne do shkurtojmë vendet e punës

13:03, 10/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Kafe Shqeto në SYRI TV, kryetari i shoqatave të biznesit së mesëm dhe të vogël, Albert Naso, foli për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Naso theksoi se ky vendim për rritjen e pagës minimale ka efekte negative do të sjellë shkurtim të stafit të punonjësve, pasi bizneset nuk i paguajnë dot sigurimet shoqërore.

Sipas përfaqësuesit e biznesit, këtu po bëhet propagandë nga kryeministri Edi Rama për të varrosur edhe atë biznes të ndershëm që ka mbetur dhe për të joshur ata votues se ja unë po u ndihmoj juve

Naso: Efektet negative kjo rritje e pagës minimale do të sjellë shkrutimin e stafit të bizneseve. Pra kur unë nuk paguaj dot sigurimet shoqërore e një punonjësi, do të shkurtoj stafin.

Pra kjo u bë për shkurtuar stafin, u bë për të mbyllur bizneset apo këto lekë do të mbyllin gropën që është krijuar nga sigurimet shoqërore?

Pse informaliteti është sot 46%? Po i drejtohem qeverisë shqiptare. Pse? A e zbatojne ligjin organet ligjzbatuese për luftën ndaj informalitetit, ndaj korrupsionit, ndaj evazionit?

A i ka bërë detyrat e veta qeveria shqiptare para se mua të më rrisë pagën minimale me detyrim?

A i ka rritur pensionet, pagat e veta, asistencat që të rritej konsumi që ne të mbijetojmë?

Pra këto detyra nuk i ka bërë dhe kjo është thjesht fushatë dhe unë e quaj një demagogji. Këtu do të ketë një korrupsion të madh. Mbas këtij ligji do të ketë siç vazhdojnë firmat e mëdha të përkëdhelura nga qeveria dhe kryeministri, të cilat gjoja sikur i paguajnë punonjësit dhe punonjësit kthejnë një 200 mijë leksh të vjetër.

Përsëri do të mbetet aty, evazioni do jetë i lartë, korrupsioni do jetë i lartë siç ka qënë dhe çfarë u bë këtu?

Atëherë këtu u bë një propagandë për të varrosur edhe atë biznes të ndershëm që ka mbetur dhe për të joshur ata votues se ja unë po u ndihmoj juve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco