SYRI TV/ Çmimet në Shqipëri vetëm rritje, INSTAT: Në mars, ushqimet 4% më shumë se në shkurt

12:29, 10/04/2023
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë i kanë blerë ushqimet 11 përqind më shtrenjtë në raport me muajin mars të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT, edhe në muajin mars të këtij viti, çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten, me rreth 4 përqind më shumë se në muajin shkurt. Të dhënat tregojnë se produkte të shportës, si djathi, veza, mishi dhe peshku, kanë pasur rritje që shkon mbi 20 përqind. Shqipëria ende nuk ka shifra për konsumin, të cilat do të hidhnin dritë mbi gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare.

Nga SYRI TV

Çmimet e produkteve të konsumit vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Edhe për muajin mars, qytetarët shqiptarë janë përballur me rritje të çmimeve kryesisht të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.

Sipas raportit të fundit të INSTAT për Indeksion e Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2022, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2023, krahasuar me shkurt 2023 është 0,7 %.

Peshën më të madhe të rritjes së çmimeve vijon ta ketë kategoria e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, e cila ka pasur rritje me rreth 4% në raport me një muaj më parë.

Më pas janë dhe kategori si qiratë, lëndët djegëse, energjia, apo dhe mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë, të cilat kanë pasur rritje deri në 0.48%, por pa e kaluar shifrën e një përqind.

Edhe kategori të tjera shërbimesh kanë pasur rritje të lehtë, por të papërfillshme në raport me rritjen që kanë pësuar ushqimet.

Në raport me muajin mars të vitit 2022, ushqimet në vendin tonë janë rritur me 11.%, ndërsa rritje të konsiderueshme, por disa herë më pak se ushqimet, kanë pasur edhe produkte të tjera të konsumit.

Në terma më të thjeshtë, ushqime si: djathi, veza dhe peshku, kanë pasur rritje deri në 20.6%, ndërsa nuk mbeten pas zarzavatet, mishi dhe ëmbëlsirat, që kanë pasur rritje deri në 13.6 %. Por sipas shifrave, rritje ka pësuar edhe buka dhe drithërat, të cilat shkojnë deri në 5.6%. Por teksa këto shifra tregojnë rritje të vazhdueshme të çmive, Shqipëria ende nuk ka statistika zyrtare për konsumin, të cilat do të ndihmonin për të bërë një panoramë më të qartë të situatës ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco